Hetime për aksidentin fatal në autostradën Shkup – Tetovë

Hetime për aksidentin fatal në autostradën Shkup – Tetovë

Prokuroria Publike ka ngritur dy pista hetimi për aksidentin e mbrëmshëm. Përveç faktorit njeri, që në këtë rast është shoferi, ata urdhëruan që autobusit t’i kryhet kontroll teknik i detajuar nga Fakulteti i Makinerisë. Nga hetuesia thonë se dy prokurorët po punojnë intensivisht në vërtetimin e të gjitha provave që do të zbulonin shkaqet e aksidentit.

Sipas Prokurorisë, shoferi i autobusit Manoil Trifunovski nuk ka dhënë detaje relevante për ngjarjen, ndërsa pas analizave të bëra është konfirmuar se ai nuk ka qenë në gjendje të alkoolizuar apo ka përdorur ndonjë ilaç që mund të ketë ndikuar.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se janë ndërmarrë të gjitha masat për të gjetur shkaqet e këtij aksidenti tragjik. “Supozoj që shoferi është personi që mund të jep informacione serioze, por edhe të lënduarit. Posa të kaloj faza e parë e kujdesit të shëndetit të të gjithëve, sigurisht që hetimi do të vazhdoj”, tha Zaev.

Janë dëshmi të ndryshme nga të mbijetuarit e aksidentit, të cilët thonë se mbrëmjen e së martës kanë parë se si autobusi ka humbur drejtimin, duke dal në korsinë e kundërt të autostradës në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup – Tetovë dhe më pas duke u përplasur në humnerë. Ndërkohë janë identifikuar të gjitha 14 viktima që humbën jetën dhe se bëhet fjalë për persona të moshave nga 19 deri mbi 60 vjec, të gjithë nga rajoni i Gostivarit. /IBNA