Haradinaj: Taksa ndaj produkteve serbe mbetet në fuqi

Haradinaj: Taksa ndaj produkteve serbe mbetet në fuqi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi sot  taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake do të mbetet edhe më tutje në fuqi.

Sipas tij, mënyra e vetme për t’i rregulluar marrëdhëniet me Serbinë është njohja reciproke ndërmjet dy vendeve.

“Jam thellë i bindur se do të rikthehemi në dialog, kërkojë ndihmën për tu kthyer në dialog, por jo me taksën”, tha Haradinaj sot në një konferencë për media pas takimit që pati me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lufti Haziri, i cili është edhe nënkryetarë i LDK-së tha se, të gjitha partitë politike në Kosovë janë për dialog, mirëpo, ajo që dallon sipas tij është forma si duhet bërë.

Ai u shpreh se sovraniteti i dhe integriteti i shtetit të Kosovës, i shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 është i pa prekshëm.

Derisa taksa ndaj produkteve serbe mbetet në fuqi, bisedimet për normalizimin e raporteve me Serbinë janë ngrirë plotësishtë. Diplomacia evropiane dhe amerikane kanë vazhduar me kërkesat për pezullimit e këtyre barrierave tregtare. /Ibna/