Haradinaj: Takimi i Berlinit është multilateral, s’do të diskutohet për territore

Haradinaj: Takimi i Berlinit është multilateral, s’do të diskutohet për territore
Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në një konferencë për media për samitin e Berlinit.
Haradinaj tha se ky është një takim multilateral dhe jo bilateral.
“Samiti i Berlinit është një takim multilateral, mendoj që qëndrimet që i ka mbajtur qeveria e Kosovës në vazhdimësi janë të Kosovës. Kam shpresë po ashtu se nuk do të kemi shpërputhje por nuk ka ndonjë ndryshim në ato qëndrime. Do të kemi kohë të bisedojmë dhe të harmonizohemi, por nuk kam qëndrime të tjera”, tha ai.
Haradinaj ka përsëritur në Berlin nuk do të diskutohet për territore.
Ai ka theksuar se me Serbinë do të diskutohet marrëveshja për tregti të lirë, e cila duhet të përfundoj me njohje reciproke në kuftijtë ekzistues.
Kujtojmë, se takimi në Berlin është organizuar nga Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, të cilët ftuan të merrnin pjesë udhëheqësit e Ballkanit.
Temë e samiti do të jenë: “Sfidat e veçanta në rajon, e në radhë të parë për stadin e dialogut Serbi-Kosovë”.
Në takimin e Berlinit, nuk do të ketë përfaqësues as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as nga Rusia./Ibna/