Haradinaj: S’ka paqe në Ballkan derisa Serbia nuk i pranon krimet e veta

Haradinaj: S’ka paqe në Ballkan derisa Serbia nuk i pranon krimet e veta
Problemet e hapura mes Prishtinës dhe Beogradit si duket kanë mbetur kontesti i vetëm i pa zgjidhur në rajon.
Bisedimet për normalizimin e raporteve mes dy vendeve që nga vitit 2011 nuk kanë dhënë rezultatet e duhura.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se, Ballkani nuk do të ketë paqe derisa Serbia nuk i pranon krimet që i ka kryer në rajon në vitet 90-ta.
Në përkujtimin e masakrës së Kushës së Madhe ku u vranë 243 burra dhe djem të rinjë, Haradinaj tha se krerët serbë vazhdojnë ta mohojnë realitetin për krimet e luftës.
“Në vitin 1999 ishte i drejtë vendimi i NATO-së që ta ndërpresë tragjedinë kosovare (…). I dëgjoj politikanët serbë se si i mohojnë krimet dhe dhimbjet tona. Ne kemi dhjetëra vende ku janë vrarë civilë të pafajshëm, nga shumë kombe dhe besime”, deklaroi Haradinaj.
Ai theksoi se është “e pakapshme që Serbia të kërkojë diçka si këmbim për njohjen e Pavarësisë së Kosovës”.
“Si është e mundur të mohohet Krusha…? Si është e mundur (Aleksandar) Vuçiq, (Ana) Brnabiq dhe (Ivica) Daçiq ta mohojnë të vërtetën? Si mendojnë t’i sjellin paqe Ballkanit? Ne edhe me këta të zhdukur shkonim në dialog dialog. Si është e mundur ata të kërkojnë nga Kosova të plotësojë disa kushte për të shkuar në dialog?, tha Haradinaj.
Serbia kërkon vazhdimin e dialogut, por me kusht që të hiqen barrierat tarifore ndaj produkteve serbe. Presidenti i Serbisë e ka pranuar se mbyllja e problemeve mes dy vendeve është e vështirë, por se dialogu nuk fillon pa u hequr taksat.
Ambasadori i SHBA-së, Kyle Scott, ka thënë sot se situata në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është shumë komplekse. Ai deklaruar se nuk është e dobishme që të dy palët të vazhdojnë ta fajësojnë njëra-tjetrën.
Scott u tha gazetarëve në Beograd se është e nevojshme që të dyja palët të ulen për tryezën e negociatave dhe të normalizojnë dialogun.
“Kjo është ajo për të cilën angazhohen SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, dhe kjo është arsyeja pse ne përqendrohemi në të dy anët”, ka thënë Kosnett./Ibna/