Haradinaj shkon në Paris për vizat, marrëveshja me Serbinë mbetet pezull

Haradinaj shkon në Paris për vizat, marrëveshja me Serbinë mbetet pezull
ryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Paris.
Ai ka thënë se në Paris ka shkuar me të vetmin mision, atë të avancimit dhe përshpejtimit të agjendës për liberalizimin e vizave.
Sipas Haradinajt, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret që i ka vendosur Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.
“Populli i Kosovës duhet trajtuar si gjithë popujt tjerë, pa dallime, në lëvizjen e lirë. Kosova ka përmbushur secilin kriter të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe tash është koha e fundit për reflektim dhe vendim të merituar për kosovarët”, është shprehur kryeministri kosovar.
Më 1 korrik në Paris ishte paraparë një takim mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, por i njëjti është anuluar për shkak të tarifave të shtetit kosovar ndaj produkteve serbe.
Analistët në Prishtinë thonë për agjencinë e lajmeve Ibna se pas dështimit të Francës dhe Gjermanisë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve ballkanike, është hapur mundësia që SHBA të kenë një rol vendimtarë në këtë drejtim.
Kosova dhe Serbia kanë filluar dialogun në vitin 2011. Gjatë kësaj periudhe janë firmosur disa marrëveshje por të njëjtat nuk janë zbatuar.
Si pasoj e lobimit të diplomacisë serbe kundër pavarësisë së Kosovës, autoritetet kosovare kanë vendosur taksa ndaj produkteve serbe. Këto barriera kanë bllokuar procesin e dialogut.
Ibna mëson se Kosova tashmë ka përgatitur një draftë marrëveshje e cila parasheh njohjen reciproke mes dy vendeve dhe forcimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat.
Në anën tjetër, diplomacia serbe akoma është e interesuar për shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve. Kjo ide nuk është kundërshtuar deri më tani nga SHBA-të, por kryeministri Ramush Haradinaj insiston që marrëveshja me Serbinë të mos prek sovranitetin e Kosovës. /Ibna/