Haradinaj: Njohja reciproke me Serbinë duhet të bëhet në kufijtë ekzistues

Haradinaj: Njohja reciproke me Serbinë duhet të bëhet në kufijtë ekzistues
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur sot një takim pune me ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman, Christian Heldt.
Shefi i ekzekutivit kosovar tha se kanë shkëmbyer pikëpamje për momentumin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin.
Sipas tij, ata kanë diskutuar për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar energjitë pozitive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
Haradinaj në javën e parë të muajit qershor është ftuar në një viztë zyrtarë në Gjermani. Në takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel ai ka deklaruar se do të kërkojë mbështetjen e Gjermanisën në procesin e liberalizimit të vizave, dialogut si dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilateral. /Ibna/