Haradinaj: Në vjeshtë mund të marrim lajmin e mirë për vizat

Haradinaj: Në vjeshtë mund të marrim lajmin e mirë për vizat

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Ai ka deklaruar se shpreson që Bashkimi Evropian deri në vjeshtë të liberalizoj vizat për kosovarët.

“Urime edhe sot edhe çdo ditë. Tani kemi hyrë në fazën implementuese. Nuk mendoj që në qershor do ta kemi vendimin. Mirëpo jemi në proces. Shpresoj që në vjeshtë të marrim lajmin e mirë për vizat”, ka thënë Haradinaj.

Poashtu kreu i ekzekutivit ka folur edhe për takimin me kancelaren gjermane Merkel për të cilin ka thënë që do të jetë takim bilateral.

“Më 6 qershor, me respektin më të madh do të shkoj në vizite pune te Merkel. Ky është takim i parë bilateral Kosovë Gjermani dhe është sukses i madh. Vendimi i taksës është vendim sovran i qeverisë është masë legjitime dhe janë procese të ndara, nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë”, tha ai./Ibna/