Haradinaj: Mogherini devijoi dilogun me ndërrim të territoreve

Haradinaj: Mogherini devijoi dilogun me ndërrim të territoreve
Kryeministri Ramush Haradinaj, kritikoi shefen e politikës së jashtme Federica Mogherini për ngecjet e Kosovës në reforma pasi që sipas tij ka hapur tema të dëmshme për Kosovën. me ndërrim të territoreve.
“Ka devijuar dialogun me ndërrim të territoreve dhe na ka shkaktuar trauma politike të brendshme dhe në rajon, e fatkeqësisht një pjesë e energjisë time dhe të qeverisë është dashur të shkoj për të kundërshtuar një temë si kjo”,tha kryeministri Haradinaj.
Shefja për politikë të jashtme Federica Mogherini që lehtëson bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, nuk kishte kundërshtuar prekjen e kufijve si mundësi e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve por kishte hedhur poshtë çdo marrëveshje që do të përfundonte me krijimin e shteteve etnikisht të pastra.
Shtetet e Bashkuara kanë theksuar disa herë se “njohja e ndërsjellë” duhet të jetë në thelb të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk do të japin recetë se si do të duket marrëveshja përfundimtare.
Gjermania prin ndërkaq si kundërshtare e ideve për prekjen e kufijve, që sipas saj do të nxitë reagime zinxhirore në rajonin e Ballkanit, që ende nuk është ripërtërirë nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar./Ibna/