Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria duhet ti bashkërëndojnë qëndrimet

Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria duhet ti bashkërëndojnë qëndrimet
Kosova dhe Shqipëria duhet ta thellojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë.
Kështu u shpreh sot kryeministri Ramush Haradinaj në një takim me kryetarët e partive të vogla opozitare të Shqipërisë
“Bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur. Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit tonë të brendshëm dhe rrugës tonë euro-atlantike,” u shpreh Haradinaj.
Kryeministri kosovar së fundi ka pasur një polemikë me kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka akuzuar për presion dhe trysni gjatë samitit të Berlinit për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.
Rama dhe Haradinaj kanë shprehur qëndrime të kundërta sa i përket procesit të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. /Ibna/