Haradinaj: Kërcënimet e Serbisë për hyrje në veri, të ulëta dhe primitive

Haradinaj: Kërcënimet e Serbisë për hyrje në veri, të ulëta dhe primitive
Kreu shtetëror i Kosovës ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të lidershipit serb për ndërhyrje ushtarake në veri të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se deklaratat e tilla janë primiteve dhe jo serioze.
“Mendoj se janë primitive këto deklaratat e  presidenti serb Aleksandar Vucic ose kujtdo prej zyrtarëve serbë. Më se miri kish qenë besoj për Serbinë me ndal blerjen e armëve në Moskë. Mos me shpenzu para për armë”, ka theksuar Haradinaj.
Ai ka thënë se më mirë do të ishte që udhëheqësit e Serbisë ta ftojnë popullin e tyre drejtë BE-së dhe panimin e njohjes së Kosovës në kufijtë egzistues.
“Deklaratat kërcënuese të Serbisë nuk e ndryshojnë gjendjen reale në terren”, është shprehur kryeministri Haradinaj.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do t’i kundërpërgjigjet Serbisë në kërcënimet e saj.
“Jam komandant suprem i FSK-së. Kosova do t’i përgjigjet drejtpërdrejt çdo kërcënimi të Serbisë. Do t’i përgjigjet me ushtri dhe polici. Si një komb. Nëse ajo nuk ndalet me retorikën luftënxitëse”, ka thënë Thaçi.
“Do të jemi të pakompromis për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë sonë. Ndarja e Kosovës është ide e vjetër serbe. Nuk do të ndodhë. Jam i qartë”, ka shtuar Hashim Thaçi, president i Kosovës.
Autoritetet serbe kanë deklaruar se nëse rrezikohen serbët në Veri të Kosovës, ata do të ndërhyjnë ushtarakisht.
Në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare ka ftuar palët që të vazhdojnë dialogun për normalizimin e raporteve dhe të ulin tonet dhe retorikën kërcënuese.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë për më tepër se tre muaj. Serbia ka refuzuar të rifilloj ky dialog pa heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.
Taksa e qeverisë së Kosovës ndaj produkteve serbe ka përçarë skenën politike dhe ka acaruar raportet Prishtinës zyrtare me SHBA dhe disa shtete anëtare të BE-së.
Kryeministri i Haradinaj në takimet e fundit me përfaqësurs të lartë të SHBA-ve, Gjermanisë dhe Anglisë ka refuzuar këshillën e tyre për pezullimin e taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë.
Qeveria Haradinaj ka bërë një platform për bisedime dhe është shprehur e gatshme të bisedoj me Serbinë, por pa heqjen e barrierave tregatare.
Haradinaj është shprehur se taska do të largohet vetëm pasi Serbia ta njoh pavarësisë e shtetit të Kosovës. /Ibna/