Haradinaj: Ka dështuar dialogu i mafias për ndarjen e Kosovës

Haradinaj: Ka dështuar dialogu i mafias për ndarjen e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, swrish e ka kundërshtuar ashpër idenë për ndarje të Kosovës, të lansuar në kuadër të dialogut për normalizimin e marrënieve mes Kosovës e Serbisë.
Ai tha se dialogu ka dështuar për shkak se ai ka devijuar nga qëllimi i tij. Ai për këtë “devijim” e akuzoi “krejt mafinë që ka qenë për ndarje”, ku e futi edhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.
“Ka devijuar dialogu i zonjës Mogherini edhe i akterëve që kanë qenë aty edhe i sponsorizuesve, edhe i krejt mafias që ka qenë për ndarjen e vendit tonë. Fatmirësisht që kanë dështuar”, tha Haradinaj.
Ai theksoi se në tavolinën e dialogut me Serbinë nuk do ta dërgojë sovranitetin e Kosovës dhe përsëriti se dialogu duhet pë përfundojë me njohje reciptoke midis Kosovës e Serbisë.
“Një kornizë marrëveshje për njohje reciproke Kosovë-Serbi është dalja nga kjo gjendje, kornizë marrëveshje në kufijtë ekzistues. Nuk jam këtu as për me e përshtatë Kosovën e as me e çu sovranitetin në tavolinë të dialogut. Jemi vend sovran, s’kanë me u marrë vendime sovrane në dialog sepse është një tavolinë Ad-hoc”, u shpreh Haradinaj./Ibna/