Haradinaj i bën thirrje Serbisë për pajtim

Haradinaj i bën thirrje Serbisë për pajtim

Në fjalimin e tij në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është e interesuar për pajtim për Serbinë

Haradinaj ka thënë se Kosova i bën thirrje Serbisë për pajtim, me qëllim që qeverisja të fokusohet në mirëqenien e qytetarëve.

“Paqen e bëjnë të fuqishmit. Populli ynë po do të pajtohet me Serbinë. Presidenti Vuciq duhet ta njoh Kosovën me këta kufij. Ne duhet të fokusohemi në vende pune e në qeverisje më të mirë, në luftimin e korrupsionit në vendet tona, në mënyrë që brezave tjerë tua lëmë paqen, e jo luftën për territore e kufij. I bëjmë thirrje Serbisë për pajtim. Babai juaj ka thënë: cdoherë për mikun që është në shtëpi të vetë. Jeni në shtëpinë tuaj. Zoti e bekoftë Kosovën, zoti e bekoftë Amerikën e aleatët e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka falendëruar ish-presidentin Clinton për ndihmën që ia ofroi Kosovës./Ibna/