Haradinaj: Askush nuk do ta ndajë Kosovën, sovraniteti i paprekshëm

Haradinaj: Askush nuk do ta ndajë Kosovën, sovraniteti i paprekshëm
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është vënë në shënjestër të dy humoristëve rusë, të cilët përmes telefonit i janë prezentuar si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Një gjë e tillë, bëri bujë në Prishtinë pasi zoti Zaev në bisedë dëgjohet duke thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaci dhe homologu i tij serb Alekasandar Vucic po bisedojmë për shkëmbim territoresh.
“Ata po përpiqen të shkëmbejnë territore” ka thënë Zaev, duke u hamendësuar nga ana tjetër se këtu mund të ketë ndikim rus dhe duke theksuar frikën për të ardhmen e Ballkanit.
Në këtë bisedë, kryeministri maqedonas është lajthitur dhe i ka dhënë edhe numrin e telefonit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Pas këtyre bisedave, të cilat u publikuan në media dhe rrjete sociale ka reaguar kryeministri kosovar.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë.
Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, është shprehur Haradinaj.
Reagime ka patur edhe nga partite opozitare në Prishtinë, të cilët e kanë akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaci për planin e ndarjes së Kosovës. /Ibna/