Haradianj: Diskutimet për territore do ta destabilizojnë Ballkanin

Haradianj: Diskutimet për territore do ta destabilizojnë Ballkanin
Në prag të takimit të Berlinit me liderët e rajonit  ku nikoqir do të jetë jenë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Macron, kryeministri i Kosovësa Ramush Haradinaj sërish është shprehur kundër bisedimeve për territore me Serbinë.
Haradinaj ka diskutimet për kufij mund ta destabilizojnë rajonin e Ballkanit.
“Diskutimi për kufij, territore ka qenë gabim, ka mundur ta destabilizoj rajonin është mirë që është tejkalua ajo, dhe nuk është mirë me mbajt gjallë këtë temë sepse veç e destabilizon rajonin”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka theksuar se nuk tërhiqet nga qëndrimet e mbajtura prej tij  për përfaqësuesen e BE-së, Frederica Mogherini, kur tha se ajo ka shkaktuar trauma në rajon dhe ka devijuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga Samiti i Berilinit me 29 prill, shefi i qeverisë tha se do të mbajë gjithmonë këtë qëndrim kur në tryezë dhe objekt bisede është interesi kombëtar.
“Takimi i bie që është nga kancelaria Merkel. Për ne nuk ka vërejtje se kush merr pjesë në këtë takim. Nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimet tona sa i përket saj që i kam thënë Mogherinit. Kam pas me ia thënë Mogherinit dhe në të kaluarën dhe do ia them sa herë të jetë nevoja për të mbrojt të drejtën e vendit tim”, ka theksuar ai./Ibna/