Hahn porosi nga Shkupi: Ligji për Prokurorinë kusht për të fituar datën në tetor

Hahn porosi nga Shkupi: Ligji për Prokurorinë kusht për të fituar datën në tetor
Për të fituar datën në tetor është e domosdoshme që të vazhdojnë reformat në gjyqësor dhe të luftohet korrupsioni mirëpo edhe të arrihet marrëveshje për Ligjin për prokurorinë, ka porositur eurokomesari Johanes Hahn sot në Shkup.
Sipas tij, BE-ja duhet të mbajë fjalën.
Ai ka theksuar në lidhje me Ligjin për Prokurorinë duke thënë se ka disa vija të kuqe, ndërsa më e rëndësishme është që të gjendet zgjidhje dhe se faza e tranzicionit nuk guxon të përfundojë me raste të humbura.
“Asnjë nuk guxon të amnistohet për shkak të pamundësisë për të plotësuar afatet e caktuara. Ajo duhet të garantohet. Ne ashtu e shohim sundimin e së drejtës”, ka thënë Han, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.
Eurokomesari ka vlerësuar se sistemi gjyqësor duhet të punojë në bazë të rregullave dhe ajo duhet të respektohet nga të gjithë./IBNA