Hahn dhe Vuçiq diskutuan për zhbllokimin e dialogut Kosovë-Serbi

Hahn dhe Vuçiq diskutuan për zhbllokimin e dialogut Kosovë-Serbi
Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, është takuar në Beograd me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ata biseduan për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe “hapat e ardhshëm të Serbisë në rrugën evropiane”, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit serb.
Vuçiç dhe Han thuhet se kanë diskutuar posaçërisht bllokimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe situatën që pasoi dorëheqjen e Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit të Kosovës, në të cilën, siç ka vlerësuar Vuçiq gjatë takimit, Serbia “reagoi me qetësi dhe me përgjegjësi”.
Vuçiq falënderoi komisionerin Hahn, për angazhimin në “zhbllokimin e dialogut Beograd-Prishtinë”, dhe përsëriti se Serbia është “e përkushtuar ndaj politikave të paqes dhe bashkëpunimit për të ruajtur stabilitetin në rajon”.
Sipas njoftimit, Hahn ka përshëndetur vendosmërinë e Serbisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për “të ndihmuar në krijimin e kushteve për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”.
“Hahn i kërkoi Serbisë të përshpejtojë “procesin e reformave” në lidhje me integrimin e saj evropian dhe të punojë me vendosmëri më të madhe për sundimin e ligjit”, thuhet në deklaratë.
Komisioneri Hahn arriti në Beograd nga Shkupi, ku gjithashtu bisedoi me zyrtarët e Maqedonisë së Veriut rreth reformave në procesin e integrimit në Bashkimit Evropian./Ibna/