Thaçi e Mogherini diskutojnë për dialogun

Thaçi e Mogherini diskutojnë për dialogun

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën kanë biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës si dhe për dialogun Kosovë-Serbi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Thaçi ka ritheksuar domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen reciproke dhe i hap rrugë Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-së, BE-së dhe OKB-së”, thuhet në komunikatë.

Haradinaj ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë folur me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, për ndarjen e Kosovës.

Ai ka thënë se kushdo që përmend korrigjimin e kufijve si mundësi, e di që ajo sjell tragjedi dhe luftëra.

Haradinaj ka thënë Mogherini nuk do të ndërmjetësojë shumë gjatë dialogun, pasi sipas tij, koha e saj ka përfunduar./Ibna/