Greqia dyfishon eksportin në Kosovë

Greqia dyfishon eksportin në Kosovë
Nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka përfituar edhe ekonomia e Greqisë.
Sipas statistikave zyrtare, tre muajt e fundit eksportet greke drejtë Kosovës janë rritur për 55 për qind.
Greqia ka shprehur vullnet të hapur për  ta thelluar bashkëpunimin ekonomik me Republikën e Kosovës.
Në forumin e fundit ekonomik Kosovë-Greqi është potencuar së është  rëndësi të promovohen potencialet ekonomike në këtë gadishull për të dyja vendet.
Greqia gjithashtu është shprehur e gatshme që ta ndihmojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe ka mbështetur dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë.
Agjencia e lajmeve Ibna mëson se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia mund të vijë pas arritjes së një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila është paralajmëruar deri në fund të vitit 2019.
Diplomatët grek vazhdimisht kanë theksuar se Athina zyrtare është duke kërkuar hapësirën dhe kohën e nevojshme për të zyrtarizuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kujtojmë se Kosova dhe Greqia nuk kanë asnjë kontest ose cështje të hapur. “Fatmirësisht me Kosovën nuk kemi asnjë çështje të hapur.
Të dyja shtetet kanë shprehur interesimin për thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, artit, arsimit, shkencës dhe shumë sferave tjera. /Ibna/