Gjermania ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO

Gjermania ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO

Protokolli për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO u votua edhe në Bundestagun gjerman duke u bërë kështu vendi anëtarë i 16-të i NATO-s që mbylli këtë proces.

Megjithatë u zhvilluan debate mes deputetëve gjerman lidhur me shtyrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në. Sipas mediave në Shkup,  Gjermania ka përshëndetur dhe i vlerëson marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, por ka kritikuar se në vend duhet të bëhen akoma përpjekje në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar, korrupcionit, gjyqësorit dhe administratës.

Para Gjermanisë, protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO një ditë më parë e ratifikoi edhe Norvegjia.  29 vende anëtare duhet të miratojnë Protokollin në parlamentet e tyre që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike.  Pritjet e Qeverisë në Shkup janë që vendi deri në fund të këtij viti apo deri në fillim të vitit të ardhshëm të bëhet anëtare e plotë e NATO-s./IBNA