Fillon pilot regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Fillon pilot regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut sot filloi pilot projekti për regjistrimin e popullsisë. Ky do të jetë një regjistrim provues para regjistrimit të rregullt të caktuar për në prill të vitit të ardhshëm.

Enti Shtetëror i Statistikave bëri të ditur se regjistrimi provë do të zbatohet në 32 qarqe të regjistrimit, në territorin e 13 komunave në vend.

 Sipas ESHS, Regjistrimi provë do të kryhet ekskluzivisht për qëllime statistikore dhe nuk do të gjenerojë të dhëna, por vetëm informacion mbi gatishmërinë operacionale dhe teknike të të gjitha instrumenteve për zbatimin e suksesshëm të këtij operacioni të madh statistikor në vitin 2020. Opozita maqedonase ka paralajmëruar bojkotin e regjistrimit, nëse nuk do të ketë dialog më të gjerë për të vlerësuar ligjin e miratuar. Projekti i regjistrimit do të ketë kosto mbi 8.5 milionë euro. /IBNA