Fati i Prokurorisë Speciale në duart e politikës

Fati i Prokurorisë Speciale në duart e politikës
Grupet e punës mes pushtetit dhe opozites per statusin dhe fatin e Prokurorinë Publike Speciale pritet të vazhdojnë bisedimet, pasi qe deri tani nuk ka marreveshje. Miratimi i projekti-ligjit per kete prokurori eshte nje nga kushtet qe kerkon BE, dhe kjo nderlidhet edhe me reformat. Kryeministri Zoran Zaev është optimist se palët do të gjejnë kompromis
“Janë marr vesh që të vazhdojnë bisedimet me qëllim që të gjinden aspektet juridike mbi dallimet që kanë dyja palët. Jemi të bindur se mund të ketë zgjidhje ligjore nëse para se gjithash mendohet për të mirën e shtetit”, theksoi Zaev.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thekson se nuk frikohet nga asnjë lëndë e mundshme e Prokurorise Speciale, edhe nje nga lendet e saj ka te beje me hetimin e tij per nje rast te dyshuar korruptiv me Telekomin e vendit.
“Fare nuk ndjehem fajtor dhe nuk kam arsye të ndjej frikë për diçka të tillë. Ne e kemi mbështet Specialen, i kemi dhënë përkrahje të plotë dhe do t’i japim edhe në të ardhmen, tha Ahmeti.
Opozita maqedonase kerkon qe specialja te veproj si divizion i Prokurorise se Pergjithshme, por partite ne pushtet insistojne qe ky institcuon te jete i pavarur dhe te hetoj skandalin e pergjimeve qe dolen ne vitin 2015 nga ana Zaevit, atekohe lider opozite.
Kori diplomatik në vend insiston që Specialja te veproj si organ i vetëm e cila shtron akuza mbi bazën e përgjimeve. /IBNA