Euroambasadorët tërheqin vërejtjen për reforma para datës për fillimin e bisedimeve

Euroambasadorët tërheqin vërejtjen për reforma para datës për fillimin e bisedimeve

Ambasadorët e vendeve të BE-së në Shkup kanë bërë të qartë se data për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE varet nga reformat e duhura në drejtësi dhe dialogu politik.

Ambasadori i Holandës, Walter Plomp i bëri thirrje pozitës dhe opozitës që të gjejnë një zgjidhje për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale, nëse duan anëtarsim të suksesshëm të vendit në BE.

“Në tetor të gjitha vendet anëtare njëzëri do të vendosin që Maqedonia e Veriut të filloj bisedimet, por duhet të realizohen edhe disa reforma, siç është Ligji për Prokurorinë Speciale, sepse sundimi i së drejtësi dhe përgjegjësia ka rëndësi të madhe për Holandën”, theksoi ambasadori holandez.

Ambasadori i Francës në Shkup Christian Timonie po ashtu ditë më parë ka porositur që palët politike të angazhohet maksimalisht për zbatimin e tërësishëm të agjendës reformuese.

“Është e qartë që gjatë kësaj periudhe të kërkoni datë për bisedime, megjithatë keni shumë probleme dhe duhet akoma të punoni për të qenë të gatshëm për datën. Është i çuditshëm obsesioni juaj i krijuar pas datës”, ka theksuar ambasadori francez.

Njohësit e zhvillimeve politike janë të vetëdijshëm për porositë që i japin ambasadorët e vendeve të BE-së dhe se sipas tyre ato janë tejet të rëndësishme.

“Marrja e datës për fillimin e bisedimeve nuk varet nga vendi ynë por vendet anëtare të Bashkimit Evropian, sepse ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. BE nuk guxon të harrojë këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor sepse me anëtarësimin e Maqedonisë mbyllet një pyetje e rëndësishme e stabilitetit”, nënvizon Marjan Djurovski, profesor për çështje sigurie në Shkup.  Qeveria është shprehur optimiste se më së voni në tetor vendi do të marrë datën për fillimin e negociatave, por skepticizëm ka shprehur edhe opozita./IBNA