Pendarovski filloi ditën e parë të punës me një porosi për qytetarët dhe takimi me euroambasadorin Zbogar

Pendarovski filloi ditën e parë të punës me një porosi për qytetarët dhe takimi me euroambasadorin Zbogar

Presidenti I ri Stevo Pendarovski ditën e pare të punës e filloi me një porosi për pajtim qytetar dhe siç ka nënvizuar shërimin e plagëve të hapura nga e kaluara e afërt.

“Në këtë rrugë do të angazhohem  pa kursyer asgjë, duke mos llogaritur rejtingun personal politik. Të gjithë ata që duan të ndjekin këtë rrugë kanë përkrahjen time”, ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në facebook.

Ai në ditën e pare do të takohet me shefin e delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zbogar. Pendarovski ka paralajmëruar se brenda një kohe të shkurtër do të vizitojë edhe vendet e rajonit, për të hapur siç tha shtige të reja të bashkëpunimit dhe iniciativave. Ai ka nënvizuar se fokusi I tij do të jetë edhe në arritjen e objektivave për anëtarësim të plotë në NATO d he BE, ndërsa me kujdes të veçantë do të kultivojë marrëdhëniet ndëretnike. /IBNA