Ekspertë maqedonas dhe grekë në Ohër për temat e historisë, arsimit dhe arkeologjisë

Ekspertë maqedonas dhe grekë në Ohër për temat e historisë, arsimit dhe arkeologjisë

Në Ohër gjatë fundjavës u mbajt takimi i katërt i Komisionit maqedonas-grek që diskuton çështjet arsimore, arkeologjike dhe historike, dhe në të cilën tema kryesore ishte përmbajtja e teksteve shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm.

Nga ky takim që u zhvillua me dyer të mbyllura është nënvizuar se në procesin e negociatat po shënojnë progres dhe se janë shqyrtuar disa pika të rëndësishme, që do të diskutohen në takimin e radhës të qershorit në Greqi.

Në bisedimet midis dy vendeve janë përfshirë 20 ekspertë të fushave të ndryshme nga të dyja vendet, ndërsa ato udhëhiqen nga ambasadori Viktor Gaber dhe zëvendësministri i jashtëm grek Markos Bolaris.

“Në atmosferë konstruktive dhe kolegjiale është bërë rishikimi i  detajuar dhe gjithëpërfshirës i planeve mësimore të historisë, teksteve shkollore dhe materialeve ndihmëse mësimore të historisë që janë në përdorim në të dyja vendet. Materiali i sipërpërmendur duhet të pastrohet në afat sa më të shkurtër prej çfarëdo referencave irredentiste dhe revizioniste.”, nënvizohet në komunikatën e Komisionit.

Dy delegacionet u pajtuan që të nxisin përfshirjen e më shumë përmbajtjeve nga fusha e kulturës dhe artit në arsim me qëllim të ndërtimit të pasqyrës pozitive. Ky komision është në përputhje me Marrëveshjen e Prespës e cila i dha fund kontestit disavjeçar të emrit. /IBNA