Edi Rama e Ramush Haradinaj përfshihen në polemika për Samitin e Berlinit

Edi Rama e Ramush Haradinaj përfshihen në polemika për Samitin e Berlinit
Pas Samitit të Berlinit kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë përfshirë në polemika. 
Haradinaj ka deklaruar se në vigjilje të samitit të Berlinit kryeministri Edi Rama i ka bërë presion më shumë se Merkel dhe Markron për heqjen e taksës.
Ai është shprehur se ka qenë në pozitë të vështirë gjatë Samitit dhe se ka qenë krejtësisht i vetëm.
“Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presidenti Makron”, tha Haradinaj.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke theksuar se si rregull udheheqesit nuk i komentojne ne publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale.
Ai madje ka thënë se bisedat e tij në Berlin janë shtrembëruar nga kreu i qeverisë së Kosovës.
“Askush s’i ka bere Ramushit presion ne Berlin per te hequr taksen. Une jo e jo. Madje askush as i’a ka kerkuar hiç qe ta heqe taksen! Une jo e jo. Perkundrazi.
Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, kane nxitur nje diskutim informal ne holl mbi rifillimin e dialogut. Kam nderhyre vetem njehere, duke thene se ata duhet te hynin vete ne proces.
Me tutje i kane kerkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqe taksen, po thjesht te jape pelqimin qe taksa te pezullohet perkohesisht, per 6 muaj apo edhe per 4 muaj qofte, duke u zotuar qe te hyjne ne procesin e dialogut Kosove-Serbi ata vete. Edhe te dy personalisht, kancelarja dhe presidenti!”, është shprehur Rama.
Kryeministri shqiptarë ka theksuar se i ka sugjeruar homologut të tij kosovar që ta pranojë kërkesën e tyre.
“I kam sugjeruar Ramushit ne dy momente ta pranoje kete kerkese te tyre, sepse kam menduar dhe mendoj qe perfshirja direkte ne nivelin me te larte e Gjermanise dhe Frances, boshtit te Bashkimit Europian, u shfaq si nje mundesi e re dhe shume e favorshme per ta shtruar çeshtjen e finalizimit te dialogut, ne nivelin me te larte te mundshem”, ka theksuar Rama. /Ibna/