Edhe dy ditë fushatë, kandidatët presidencial apelojnë për jehonë më të madhe

Edhe dy ditë fushatë, kandidatët presidencial apelojnë për jehonë më të madhe

Kanë mbetur edhe dy ditë të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohet më 5 maj.  Kandidati i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski dhe kandidatja e opozitës maqedonase Gordana Siljanovska – Davkova kanë bërë thirrje për dalje masive në këto zgjedhje.

Pendarovski theksoi se vota për kandidaturën e tij nënkupton perspektivë më e mirë për të gjithë, inkuadrim të sigurt në Evropë, vazhdim i reformave në rrugën e përbashkët drejtë progresit, zhvillimit dhe integrimit në NATO.

Siljanovska tha se vota për të nënkupton reformë të shtetit në çdo pikëpamje, sepse sipas saj për momentin nuk është vend i denjë për jetesë. Sipas asaj, biseda për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE do të shtyhet. Por dy kandidatët druajnë se nuk do të arrihet cenzusi prej 40 për qind të votuesve që duhen të dalin në zgjedhje për të qenë të suksesshme.

 Kryeministri dhe lideri i LSDM-së , Zoran Zaev mbrëmë në TV24 tha se census sigurt do të ketë.

“Nëse nuk ka, opsionet e mundshme janë riorganizimi i zgjedhjeve ose ndryshimi i Kushtetutës për të zgjedhur president në Parlament. Nuk kemi vendime të tilla, as nuk po mendojmë në këtë drejtim, sepse besojmë që qytetarët do të zgjedhin president të shtetit”, thekson ai.

Për të pasur zgjedhje të suksesshme të presidentit të shtetit, të dielën është e nevojshme që në vendvotime të dalin të paktën 40 për qind e votuesve të regjistruar në Listën e vetme të të votimit. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte 41.8 për qind./IBNA