Dy skenarët e Kosovës në bisedimet me Serbinë

Dy skenarët e Kosovës në bisedimet me Serbinë

Në Kosovë skena politike vazhdon të jetë e ndarë sa i përket procesit të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj insiston që në bisedimet me Beogradin të mos flitet për korrigjim kufijsh, por vetëm për njohje reciproke ku do të respektohet sovraniteti i vendit i përcaktuar me Kushtetutë.

Haradinaj së bashku me partnerët e koalcionit ka hartuar edhe një plaftorm për dialogun, dokument i cili parasheh ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorilal dhe njohje reciproke mes dy vendeve.

Sipas këtij dokumenti, gjithashtu kërkohet që shqiptarët në Luginë të Preshevës të gëzojnë të drejta të barabarta me pakicën serbe në Kosovë.

Në këtë platform kërkohet që në dialog të adresohen të gjitha cështjet, përfshirë edhe krimet e luftës, personat e pagjetur, viktimat e dhunës seksuale dhe reparacionet.

Por, në anën tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka një qasje tjetër. Ai nuk e përjashton edhe korrigjimin e lehtë të kufirit me Serbinë për një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe paqësore, që do ti mundësojë Kosovës anëtarësim në OKB dhe organizata tjera relevante ndërkombëtare.

Jo zyrtarisht me korrigjimin e kufirit nënkuptohet shkëmbimi i tre komunave serbe në Veri të Kosovës, me komunat shqiptare në Jug të Serbisë.

Presidenti kosovar ka takuar shumë liderë botëror për të prezantuar idenë e tij, duke përfshirë këtu edhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Ky i fundit i ka thënë atij se do ta pranoj një marrëveshje mes dy vendeve dhe se nuk do ta pengoj anëtarësimin e Kosovës në OKB-së.  Mësohet se me këtë marrëveshje gjithashtu do të mundësohet njohja e shtetit të Kosovës nga pesë vendet e BE-së të cilët akoma nuk e kanë marrë këtë vendim.

Në këtë proces Kosova është nisur me dy qasje, ndërsa cila do të triumfoj varet nga stabiliteti i qeverisë.

Haradinaj, mund rë rrëzohet nga froni nëse Partia Demokratike e Kosovës vendos të tërhiqet nga koalicioni për shkak të taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka kërkuar që të dëgjohet këshilla e SHBA-ve për pezullimin e kësaj takse. Në anën tjetër kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se kjo taskë kurr nuk do të hiqet. 

Kjo situatë dhe këto mos pajtime mund të cojnë deri në rënie qeverinë aktuale në Prishtinë.

Ibna mëson se, nuk përjashtohet mundësia që të krijohet një qeveri e gjerë ku do të përfshihet edhe Lidhja Demokratike Kosovës, parti kjo më e madhe opozitare në vend.

Kjo qeveri gjithpërfshirëve dhe me legjitimitet më të fuqishëm mund të filloj bisedimet dhe të arrihet marrëveshja deri në nëntor të vitit 2019,  ashtu sic është parashikuar nga SHBA dhe BE. /Ibna/