Duda: Vendet e Ballkanit duhet të jenë pjesë e BE-së

Duda: Vendet e Ballkanit duhet të jenë pjesë e BE-së

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së. Kështu u shprek kryeministri polak, në hapje të Samitit për Ballkanin në Poznan të Polonisë.

Ai u shpreh se është e vërtetë që unioni po ballafaqohet me shumë probleme, por megjithatë procesi i integrimit të vendeve të rajonit nuk duhet të vihet në pikëpyetje.

Duke përmendur Britaninë e Madhe si vend për të cilin tha se ka mundësi të largohet nga BE-ja, presidenti polak u shpreh se ky është një moment kur vendet e Ballkanit duhet t’i bashkohen BE-së. Duke shprehur opinionin e tij, presidenti Duda tha se duhet të vendoset datë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit në BE e jo të jepen vetëm deklarata.

Sidoqoftë, presidenti polak tha se edhe vendet duhet të bëjnë më shume duke marrë qoftë edhe vendime që nuk janë shumë popullore, por duke pasur garancinë për anëtarësim. Si rast ai përmendi Maqedoninë e Veriut e cila ka ndryshuar edhe emrin për hir të së ardhmes. Teksa foli për vendet e rajonit, ai vlerësoi se ky shtet bashkë me Shqipërinë kanë përmbushur detyrimet dhe duhet të hapin bisedimet për anëtarësim.Ibna/