Dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për interpretim të dorëheqjes së Haradinajt

Dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për interpretim të dorëheqjes së Haradinajt

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, sot ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të aktit të dorëheqjes.

“Sot kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes sime nga posti i Kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti.

Qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes sime, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen”, është shprehur  Haradinaj.

Ai ka kërkuar nga Gjykata që të vendosë shpejt.

“Shpresoj se për shkak të urgjencës Gjykata do të vendosë shpejt. Cilido të jetë ai vendim unë do ta respektoj”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka kërkuar nga presidenti që të marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare./Ibna/