Dorëhiqet një ministër nga kabineti i kryeministrit Zaev

Dorëhiqet një ministër nga kabineti i kryeministrit Zaev
Ministri i Kulturës Asaf Ademi është dorëhequr nga posti i ministrit të kulturës. Ai tha se largohet nga detyra për shkaqe shëndetësore. I pyetur se dorëheqja a vjen si pasojë e paralajmërimit të fshesës së kryeministrit Zoran Zaevit, Ademi tha se nuk ka të bëjë me këtë.
Ai tha se me këtë nuk ka lidhje dhe se e ka përkrahur paralajmërimin e Zaevit.
Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e tha të njejtën gjë se Ministri i Kulturës, Asaf Ademi jep dorëheqje për shkaqe shëndetësore. Ademi vjen nga partia shqiptare Alternativa që është pjesë e Qeverisë. Megjithatë Zaev paralajmëroi ndryshime rrënjësore në Qeveri menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve./IBNA