
Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, një organ i lartë qeveritar në cilësinë e një dikasteri ministror me postin e zëvendëskryeministrit së shpejti do të shuhet.
Një grup deputetësh nga shumica parlamentare në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë propozuar ndryshime në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të shteti dhe Ligjit për Qeverinë. Me këto ndryshime parashihet që të formohet ministri e re për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, që do të kryejë gati punën e ngjajshme me sekretariatin e Marrëveshjes së Ohrit. Aktualisht detyrën e zv/kryeministrit të këtij secretariati e kryen Hazbi Lika. Ky organ qeveritar u themelua në vitin 2002 menjëherë pas mbylljes së konfliktit, i cili ishte i obliguar të zbatojë marrëveshjen e Ohrit, sidomos në sferën e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore, përdorimin e gjuhës shqipe dhe decentralizimit. /IBNA