Dimitrov udhëtoi për vizitë në Bullgari: Shkupi dhe Sofja kanë shumë moment të përbashkëta historike

Dimitrov udhëtoi për vizitë në Bullgari: Shkupi dhe Sofja kanë shumë moment të përbashkëta historike

Ministri i jashtëm NIkolla Dimitrov sot po qëndron për vizitë në Sofje për të vlerësuar procesin e bashkëpunimit dhe përkrahjen e Bullgarisë në planin e anëtarësimit në NATO. Ministri Dimitrov para vizitës ka publikuar një pjesë të një interviste të tij për televizionin bullgar BTV ku ka nënvizuar se “Shkupi dhe Sofja kanë shumë moment dhe personalitete të përbashkëta historike dhe kjo është parakush për afërsi dhe bashkëpunim, dhe jo për konflikte.”

Sipas tij, popujt e dy vendeve nuk mund të jenë të afërt nëse midis tyre nuk ka respektim të ndërsjelltë. Ai ka komentuar edhe zgjedhjet presidenciale, duke mos dhënë detaje se a do të jetë kandidati për president nga maxhoranca.  Dimitrov në kuadër të vizitës në Sofje do të takohet me homologen bullgare Ekaterina Zaharieva dhe presidenti Rumen Radev. /IBNA