Dimitrov: Nuk do të ecim vetëm, me ne do të jenë 29 aleatë të NATO-s

Dimitrov: Nuk do të ecim vetëm, me ne do të jenë 29 aleatë të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov po qëndron në Uashington, ku merr pjesë në panel diskutimin me temë “NATO angazhohet: Aleanca në të 70-at”. Dimitrov së bashku me ministrin e Jashtëm grek Jorgos Katrugallos kanë folur para të pranishmëve për rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës. Kreu i diplomacisë maqedonase para fillimit të evenimentit në profilin e tij në Facebook mes tjerash ka shkruar se shteti jonë është i fuqishëm po aq sa ka miq, duke ju referuar shteteve anëtare të NATO-s.

“Ne jemi të fortë aq sa e kemi ushtrinë dhe ekonominë  e fortë, dhe aq sa kemi institucione të forta dhe demokratike. Por, sa kemi miq aq të fortë jemi . Ne kurrë nuk do të ecim vetëm. Me ne do të jenë 29 aleatë të NATO-s – një për të gjithë, të gjithë për një!”, ka shkruar Dimitrov.

Ndërkohë sot në Shkup me një koncert dhe aktivitete tjera shënohet 70 vjetori i Aleancës së Atlantikut Verior. /IBNA