Dimitrov: Nëse nuk marrim datë në tetor, atëherë do të jetë fundi i perspektivës evropiane

Dimitrov: Nëse nuk marrim datë në tetor, atëherë do të jetë fundi i perspektivës evropiane

“Nëse më pyesni për përshtypjet e konkluzioneve të mbrëmshme, nuk do të jemi të kënaqur pa arritur vendimi në tetor. Mendoj se suksesi jonë do të jetë sinjal i rëndësishëm për tërë rajonin, se porta evropiane është e hapur dhe se ekziston vizioni evropian për Ballkanin Perëndimor. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë ky do të jetë fundi i kësaj perspektive”, theksoi sot ministri i jashtëm Nikola  Dimitrov, pas takimit me Miroslav Lajçak, shefi i diplomacisë sllovake dhe kryesues aktual i OSBE-së.

Ai shtoi se  është shumë me rëndësi që Bashkimi Evropian (BE) të dëshmojë se është serioz kur është në pyetje perspektiva euroatlantike e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Jashtëm sllovak, uroi Maqedoninë e Veriut për arritjen e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë me të cilën u zgjodh kontesti i emrit, duke e quajtur atë si “arritje madhështore”.

 “Do të doja që t’u sjell lajme të mira për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Kjo, siç e dini, nuk ndodhi. Por, do të doja të them se nuk ka arsye që ju të jeni të zhgënjyer. Ky ishte një prolongim për shkaqe teknike, por në takim kishte shumë energji pozitive”, tha Lajçak, duke shtuar se pret që në tetor të vendoset për hapjen e bisedimeve. Ministri i Jashtëm sllovak po qëndron në vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut, ku ka takuar kreun shtetëror. /IBNA