Deklarata e Hahn nxit reagime në reagime në Shkup

Deklarata e Hahn nxit reagime në reagime në Shkup

Në opinion shpërthyen reagime të shumta pas deklaratës së fundit të eurokomisarit Johanes Han, ku u aludua se në qershor nuk do të ketë datë për fillim të negocaiatave për anëtarsim në BE, por vetëm për fazë përgatitore.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, u shpreh se deklarata e Hahn është keqkuptuar.

“Nuk ishte ashtu deklarata e eurokomesarit Hahn, ai është ndër mbështetësit më të mëdhenj të nevojës për fillimin e bisedimeve këtë vit. Atë që e ka thënë Hahn është në fakt ajo që e themi ne gjithë kohës, se variant jonë i pritur, është ky, në qershor të kemi vendim për fillimin e bisedimeve gjegjësisht vërtetimin e dates”, theksoi Osmani.

Edhe Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sekerinska, e cila u shpreh se Komisioni Evropian është pro që Maqedonia e Veriut, të fillojë bisedimet për anëtarësimin e vendit në BE.

“Deklarata nuk ishte e tillë, ashtu u përmbledh nga dikush. Për këtë sot kishte sqarim nga Komisioni Evropian, e cila publikisht tregon se qëndrimi i KE-së si edhe vitin e kaluar është që këtë vit ti fillojmë negociatat. Pra, nuk bëhet fjalë për shtyerje, nuk bëhet fjalë për injorim, por bëhet fjalë për agjendë të cilën e kemi të përbashkët edhe për ne si shtet edhe për KE-në”, theksoi Sekerinska.

Komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Johannes Hahn në një dalje para deputetëve në Komisionin e Punë të Jashtme të BE-së  tha se KE-ja do të rekomandojë hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë më 29 maj,  duke i siguruar skeptikët se ky proces është gradual dhe se bisedimet nuk do fillojnë menjëherë.

“Në maj do të prezantojmë raportet për progresin e vendeve dhe presim në bazë të asaj që do ta konstatojmë, do të japim rekomandime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, se ato duhet të hyjnë në fazën përgatitore të negociatave, veçmas pas zhvillimit pozitiv në Maqedoninë e Veriut”, nënvizoi eurokomisari Hahn. Shkupi dhe Tirana presin që në qershor të marrin datën për fillimin e negociatave për anëtarësim. /IBNA