Debate për suksesin ose jo të zgjedhjeve presidenciale?!

Debate për suksesin ose jo të zgjedhjeve presidenciale?!

Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen debate se zgjedhjet presidenciale të 21 prillit a do të jenë të suksesshme dhe a do të arrihet cenzusi 40 % i daljes së qytetarëve për të votuar. Nëse nuk do të arrihet cenzusi prej 40 për qind të votuesve që duhet të dalin për të votuar, atëherë ato do të jenë të dështuara dhe se një Qeveri kalimtare duhet të organizojë zgjedhje të reja presidenciale, bashkë me ato parlamentare. Këtë vlerësim e japin njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik Zoran Ivanov thotë se do të jetë vështirë për tu arritur cenzusi sepse qytetarët nuk kanë motiv për të dal në zgjedhje.

“Njerëzit duhet të kenë motiv që të dalin nga shtëpia dhe të votojnë. Në shtet ka një letargji totale, rreth rendit jurdik, ndryshimit të Kushtetutës me muskuj, kompromiseve të fshehta dhe çështje tjera”, nënvizoi Ivanov.

Megjithatë ka zëra optimiste se do të arrihet të plotësohet cenzusi i nevojshëm.

“Pres që të sigurohet cenzusi, dhe se presidenti të zgjidhet në raundin e dytë. Por në këto zgjedhje asgjë nuk do të jetë befasi, dhe se është e mundur edhe të mos ketë census. Çka do të thotë kjo, dhe si do të rrjedhin zhvillimet, do të shohin pas raundit të dytë të votimit”, theksoi ish-kryeparlamentari Stojan Andov. Për të qenë zgjedhjet e suksesshme, duhet të dalin mbi 40 për qind nga 1.8 milionë votues, të cilët do të votojnë për tre kandidatët për president: Stevo Pendarovski i koalicionit qeverisës, Gordana Siljanovska nga opozita maqedonase dhe Blerim Reka nga opozita shqiptare./IBNA