ÇFARË PËRMBAN RAPORTI I KE-SË PËR MAQEDONINË E VERIUT?

ÇFARË PËRMBAN RAPORTI I KE-SË PËR MAQEDONINË E VERIUT?

Euroambasadori Samuel Zbogar i ka dorëzuar raportin e progresit autoriteteve të Shkupit, me të cilin Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave pa kushte për Maqedoninë e Veriut.

Raporti në përgjithësi shënon përparim në të gjitha fushat, posaçërisht në reformat kyçe të caktuar vjet nga Këshilli për punë të përgjithshme të BE-së.

“Maqedonia e Veriut vazhdoi të hapëroj në mënyrë stabile në implementimin e reformave të BE-së për tërë periudhën e raportit”, nënvizohet në Raport.

Komisioni Evropian vlerëson se vendi kalon “në ndryshime thelbësore në një proces të hapur dhe inkluziv politik” dhe se rezultatet konkretet janë të prekshme në të gjithë fushat kyçe: gjyqësor, luftë kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, shërbimet në sferën e sigurisë dhe administratën publike.

Raporti i përshëndet përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së veriut të vendos dialog me opozitën dhe me shoqërinë qytetarë.

Përparimi në fushën e korrupsionit duhet të vazhdoj duke e pasur parasysh prezencën e kësaj dukurie në shoqëri.

“Vendi tregon vendosshmëri për përmirësimin  e sistemit gjyqësor dhe implementimin e normës së re juridike është bazë solide për progres të vazhdueshëm”, nënvizon raporti duke përmendur funksionimin e Prokurorisë Speciale. Raporti nënvizon marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, duke qenë një nga vendet e vetme të rajonit që nuk ka mosmarrëveshje me fqinjët. /IBNA