Kosova dhe Shqipëria synojnë ta heqin kufirin ndërmjet dy vendeve
Kosova dhe Shqipëria synojnë ta heqin kufirin ndërmjet dy vendeve me qëllim lehtësimin e procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave. Presidenti kosovar Hashim Thaci tha se, në margjinat e Samitit të Brdo – Brijunit në Tiranë ka diskutuar me kryeministrin Rama për mundësinë e heqjes së tërësishme të kufirit Kosovë - Shqipëri si një model europian nën ombrellën e vlerave euro-atlantike. “Askush nuk duhet t’i frikësohet komunikimit dhe integrimit kombëtar dhe një hapësire ku jetojnë shqiptarë pa kufi, gjithnjë duke përfshirë Luginën e Preshevës në territorin e Kosovës", u shpreh presidenti kosovar. Më 29 dhjetor të vitit të shkuar, si hap i parë u nënshkrua marrëveshja dhe filloi së funksionuari një pikë e përbashkët kufitare në mes të Kosovës...
IBNA Intervistë me kryetarin e Aleancës Demokratike, Eduart Abazi
“Reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse e jo vetëm, në vlerësim të situatës mbetet nevojë imediate, ku duhet të përfshihen dhe dakortësohen të gjithë”. Kështu shprehet gjatë një interviste për  IBNA, kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Eduart Abazi. Duke shtuar se “reforma zgjedhore nuk mund të realizohet për periudhën e mbetur, aq më tepër të shtrihen efektet në zgjedhjet e 30 qershorit”... Cili është mendimi juaj për reformën zgjedhore? Cilat janë anët e dobëta që dëmtojnë partitë e vogla? Reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse e jo vetëm, në vlerësim të situatës mbetet nevojë imediate, ku duhet të përfshihen dhe dakortësohen të gjithë. Jo vetëm palët politike, por të gjithë faktorët që kanë interes të bëhen pjesë dhe japin kontributin e tyre. Kjo nëse ndiejnë sadopak...
Prokuroria Speciale në sprovë, partitë përcaktojnë fatin e saj
Grupet e punës të pushtetit dhe VMRO-DPMNE-së opozitare akoma nuk kanë gjetur zgjidhje për statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale. Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska thotë se opozita nuk po pranon ligjin e propozuar. “Neni 105 është pengesë kyçe, i cili duhet të mundësojë vazhdim të ndjekjes së krimeve të bëra penale”, theksoi Deskoska. Opozita ka kërkuar konsutime shtesë, ndërsa për sot është caktuar takimi i ri i grupeve të punës. VMRO-DPMNE insiston që Prokuroria Speciale të bëhet pjesë e njësisë për krim të organizuar në kuadër të Prokurorisë së Përgjithshme. Kryetari i kësaj partie kërkoi që kryeprokurori i kësaj Prokurorie Speciale të jetë me propozim të opozitës. Ministrja e Drejtësisë Deskoska thotë se qëndrimi i tyre është i qartë...
Thaçi: Hendeku mes Kosovës e Serbisë është shumë i madh, s’ka marrëveshje pa Amerikën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë fjalimit të tij në samitin Brdo-Brijuni që po mbahet në Tiranë foli për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Thaçi tha se të gjitha shpresat për vazhdimit e procesit të dialogut dhe arritjen e një vendimi konkret në lidhje me dialogun i kanë në Samitin e Parisit.“ Unë dua të besoj që Samiti i Parisit do të jetë më mirë i organizuar, do të ketë substancë dhe do të ketë diçka konkrete që të lëvizet përpara”, u shpreh Thaçi. Po ashtu Thaçi shprehu pakënaqësinë e tij për faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç tha ai, nuk kanë qenë të informuara dhe koordinuara për Samitin e Berlinit. Ai tha se e çmon përpjekjen e kancelares...
Kosova i bën thirrje BE-së të mos i mbajë kosovarët e izoluar
Kosova sot shënon ditën e Evropës, por është vendi i vetëm në rajon që mund të lëvizë lirshëm drejtë shteteve anëtare të BE-së. Në këtë ditë, lidershipi kosovar ka bërë thirrje shteteve anëtare të BE-së që t’i pranojnë të arriturat e Kosovës dhe mos t’i mbajnë qytetarët të izoluar. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se Kosova sot shënon Ditën e Evropës për shkak se është pjesë gjeografike, ideologjike, dhe identitare e familjes evropiane. Haradinaj ka theksuar se institucionet kosovare kanë aspiratë të vetme integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. “I bëjmë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe institucioneve të BE-së, që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës, dhe të mos vazhdojnë të mbajnë qytetarët e Kosovës...
Zaev pritet të fillojë me ‘fshesën’ në Qeveri
Kryeministri Zoran Zaev brenda ditëve të ardhshme pritet të zbatojë planin e paralajmëruar sic theksoi të spastrimit të Qeverisë dhe radhëve të partisë së tij. Nga partia e tij socialdemokrate SDSM kanë thënë se plani i ashtuquajtur fshesa do të përfshijë nënkryetarë partie, ministra, deputetë, kryetar komunash, drejtorë dhe zyrtarë të tjerë, megjithatë nuk bën të ditur emra. “Unë jam përgjegjës për pushtetin ekzekutiv dhe këtu do të ketë ndryshime, pra duke filluar nga Qeveria, ministra, zëvendësministra, sekretar shtetëror dhe funksione në bazë të vertikales”.- theksoi Zaev. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) si partner i koalicionit  thonë se çdo vendim, qoftë politik, apo kadrovik, merret vetëm pas arritjes së pajtueshmërisë mes partnerëve të koalicionit. “Çdo vendim, qoftë politik, apo kadrovik,...
Thaçi e Mogherini diskutojnë për dialogun
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën kanë biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës si dhe për dialogun Kosovë-Serbi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. “Thaçi ka ritheksuar domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen reciproke dhe i hap rrugë Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-së, BE-së dhe OKB-së”, thuhet në komunikatë. Haradinaj ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë folur me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë se kushdo që përmend korrigjimin e kufijve...
IBNA Intervistë me ish deputetin e opozitës, Kozma Dashi
Kryeministri Rama duhej ta kishte hapur krahun kohë më parë, por gjithsesi do të ketë një zgjidhje politike të situatës së rëndë politike të krijuar. I këtij mendimi shprehet gjatë një interviste për IBNA, ish-deputeti i Partisë Demokratike për Fierin, Kozma Dashi. Sipas tij, “vetëm një zgjidhje e drejtë politike i jep drejtimin e duhur këtij ngërçi të pashoq”. Intervistoi  Albert Zholi Si e parashikoni protestën e 11 majit. A do të jetë ajo sipas jush me një mesazh akoma më të fortë dhe shpresëdhënës për opozitën? Protesta e 11 majit do jetë në vazhdën e protestave të tjera me po atë mesazh: të largohet Rama, e keqja e këtij vendi. Situata është shumë e agravuar dhe shumë e përkeqësuar....
Takim Zaev – Palmer: Me zgjedhjet presidenciale shteti tregoi se është demokraci e pjekur
Zgjedhjet presidenciale të zbatuara me sukses e çojnë shtetin në drejtim të duhur dhe lehtësojnë angazhimet për marrje të datës për bisedime me Bashkimin Evropian, ka porositur zëvendës ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, Mathew Palmer në takimin me kryeministrin Zoran Zaev të zhvilluar në punimet e Asamblesë së përgjithshme të BERZH-it në Sarajevë. Në takim, siç theksoi pres-shërbimi qeveritar, është potencuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me ç’rast kryeministri Zaev ka shprehur mirënjohje të madhe për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe BE. “Zgjedhjet demokratike, korrekte dhe të kristal të pastra konfirmuan se vendi ynë bëhet demokraci e pjekur, ndërsa qytetarët dhanë mbështete masive të...
Haradinaj: Shqiptarët dhe serbët janë fqinjë e kjo s’ka si të ndryshojë
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot ka marrë pjesë në një tryezë diskutimi e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku u diskutua për dialogun Kosovë – Serbi. Haradinaj ka thënë se Kosova është shtëpia e të gjithë neve, edhe e të gjitha partive politike, atyre në pushtet dhe opozitë. “Mos të harrojmë që ne jemi Evropë, Kosova është Evropë si identitet, unë jam shqiptar qashtu më ka fal Zoti por shteti im tash është Kosova edhe një serb që është i Kosovës ai shtet e ka Kosovën. Të gjithë mundemi me  pas vërejtje në atdheun tonë, flamuri i Kosovës nuk është i shqiptarëve por i gjithë atyre që jetojnë në Kosovë”, deklaroi Haradinaj. Ai ka theksuar se shqiptarët dhe...