Edhe pse të izoluar, kosovarët festojnë ditën e Evropës
Edhe pse pa një perspektivë të qartë për integrim në familjen evropiane, Kosova është vendi i vetëm në rajon dhe Evropë që feston ditën e 9 majit. Madje kjo ditë është festë zyrtare e planifikuar edhe me Kushtetutë, sikurse që janë edhe festat tjera kombëtare. Pavarësisht se qytetarët e Kosovës janë populli më i izoluar në rajon, për ata Evropa vazhdon të mbetet sinonim i lirisë, demokracisë, humanizmit dhe vlerave klasike, kulturore e politike. Zëvendës-shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Riccardo Seri, thotë se manifestimi i Ditës së Evropës është i rëndësishëm për ta, sidomos këtë vit, kur edhe do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Ai bëri të ditur se këtë vitë festa e 9 maji do të...
Opinion/Paralajmërimet e FMN-së
Nga Eduard Zaloshnja Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e Jan Kees Martijn, vizitoi Tiranën gjatë periudhës 25 prill-6 maj 2019, për të zhvilluar diskutimet e Monitorimit të dytë Pas Programit (MPP). Procesi i MPP-së është instrument mbikëqyrjeje të rregullt në ato vende që kanë një nivel kredie të pashlyer të FMN-së, në mbi 200 për qind të kuotës. Misionet e MPP-së kanë fokus të veçantë te pikat e dobëta dhe risqet për aftësinë ripaguese kundrejt FMN-së. Në përfundim të vizitës, misioni doli me disa konkluzione. Rritja ekonomike Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) pritet të moderohet në 2019, por do të vijojë të jetë afër nivelit 4 për qind në periudhën afatmesme. Këtë vit, rritja...
FMN: Klima e biznesit, duhen reforma të reja
Shqipëria duhet të kryejë një varg reformash të reja, të cilat të mund të përmirësojnë klimën e biznesit në vend. Porosia vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili kreu një mision të dytë monitorimi në vendin tonë. FMN bashkohet në këtë mënyrë me deklaratat e vazhdueshme të biznesit shqiptar e të huaj që operon në Shqipëri, se klima e biznesit ka nevojë për t’u përmirësuar me hapa konkrete nga qeveria. “Ruajtja e ritmit të rritjes në periudhën afatmesme kërkon reforma për ta përmirësuar klimën e biznesit dhe për t’i zvogëluar pikat e dobëta. Risqet më kryesore vijnë nga borxhi i lartë publik, nga dobësitë në financat publike dhe nga pengesat për ndërmjetësimin financiar. Ndër prioritetet për politikat përfshihen konsolidimi i...
KM Rama, kritika notave nacionaliste në Shqipëri, për tabelat dygjuhëshe
Kryeministri Edi Rama kritikoi sot disa që reaguan ashpër ndaj tabelave dygjuhëshe që ishin vendosur në rrugët e jugut, tek zonat e minoritetit grek. Z.Rama njoftoi mbrëmjen e së hënës se të gjitha tabelat do të rivendosen nga nesër dhe instalimi i tyre do të përfundojë të premten. KM tha se heqja e tyre dhe zëvendësimi, po bëhet vetëm për shkak se ishin jashtë kritereve dhe shkelnin parametrat e sigurisë rrugore dhe aspak si veprim kundër minoritetit grek. Kryetari i Qeverisë, i dha përgjigje edhe atyre që shprehen me nota kritike mbi emërtimet në dy gjuhë, greqisht dhe shqip në ato tabela. “Të gjithë atyre që bëjnë patriotin apo ultraatdhetarin duke vënë kujën sepse në një zonë ku jeton minoriteti...
OSBE-ODHIR: Zgjedhjet të qeta dhe demokratike
Vëzhguesit ndërkombëtarë përgjithësisht e vlerësuan si të qetë, pozitiv dhe demokratik rrethin e dytë për zgjedhjet presidenciale. OSBE/ODIHR megjithatë me vërejtje për kodin zgjedhor. Një nga mangësitë që nënvizohen në këtë raport është fakti që nuk ka dispozitë ligjore që kërkon përditësimin e listës zgjedhore në harkun kohorë mes raundit të parë dhe atij të dytë. Shefja e misionit Corien Jonker kërkoi nga pushteti të fokusohet në reformat në legjislacionin zgjedhor. Ajo shprehur vërejtje edhe për transparencën dhe financimin e fushatës, që nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare. Për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, misioni vëzhgues i ODIHR, kishte 172 vëzhgues në 32 vende, duke përfshire, 136 vëzhgues  afatgjatë  të afatshkurtër. Në balotazhin e zgjedhjeve të djeshme për president u...
Speciale mbi zgjedhjen e Stevo Pendarovskit si president i Maqedonisë së Veriut
Kandidati i mbështetur nga socialidemokratët dhe koalicioni, Stevo Pendarovski mbrëmë shpalli fitore pas publikimit të rezultateve në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. “Kjo është fitorja e shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së veriut të cilët pavarësisht të përkatësisë etnike apo politike u bashkuan dhe tha vazhdojmë përpara dhe asnjëherë dhe kurrë më regjim”, tha Pendarovski. Kryeministri dhe lider i SDSM-së, Zoran Zaev tha se rezultati i zgjedhjeve tregoi se vendi ka zgjedhur rrugën drejt NATO-s dhe në BE-së. “Si pushtet qendror dhe lokal në bashkëpunim me presidentin e ri mbesim të përkushtuar në prioritetet tona, anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe fillim të negociatave me BE-në, por i japim fund edhe ndarjeve të brendshme”, premtoi Zaev. Për...
Pacolli: Mohuesit e krimeve të luftës në Kosovë do të shpallen ‘non grata‘
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha të dielën se do t'u ndalojë hyrjen në Kosovë dhe do t'i shpallë të padëshirueshëm të gjithë zyrtarët serbë, që mohojnë krimet e luftës në Kosovë. Reagimi i tij pasoi një intervistë të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, dhënë një mediumi rus ku ai e thekson se “ngjarjet në Reçak ishin shkaku i drejtpërdrejtë i bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe", duke e cilësuar si "arsyetim të rrejshëm" masakrën në atë fshat ku qenë vrarë 45 civilë shqiptarë më 15 janar të vitit1999. "I pështirë dhe absolutisht i papranueshëm mohimi i Masakrës së Recakut nga ministri aktual i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili shërbeu si zëdhënës i partisë së...
BILANCI I OPOZITËS NË 3 MUAJ PROTESTË
Nga ROLAND QAFOKU Që nga 18 shkurti kur opozita hoqi dorë nga mandatet po bëhen rreth 3 muaj. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar 4 protesta të mëdha në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , janë zhvilluar 10 protesta të vogla kryesisht përpara parlamentit, dy herë është bërë bllokimi i rrugëve nacionale dhe e gjithë kjo është shoqëruar me rreth 100 të arrestuar dhe të shoqëruar në polici. Por cili është bilanci politik i këtij aksioni opozitar? A po rezulton një kauzë e drejtë ajo që ka ngritur opozita? A ka patur efekt ky aksion në politikë dhe në të gjithë shoqërinë shqiptare? Çfarë ka sjellë deri tani ky aksion politik dhe çfarë pritet të sjellë në të ardhmen? EFEKTET POZITIVE 1.Aksioni...
Përfundojnë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pritet numërimi i votave për shpalljen e presidentit të ri
Në Maqedoninë e Veriut janë mbyllur qendrat e votimit dhe se pritet numërimi i votave për të shpallur fituesin e këtyre zgjedhjeve nga dy kandidatët Stevo Pendarovski, i koalicionit qeveritar dhe Gordana Siljanovska – Davkovka e opozitës maqedonase. Komisioni Shtetëror Zgjedhor tha se zgjedhjet janë të suksesshme dhe se është arritur censusi i nevojshëm prej mbi 40 për qind të votuesve, pasi që në votime kanë dalur mbi 44.53 votues nga 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski tha se zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe demokratike, me disa parregullsi të vogla. Sipas tij, gjatë orëve në vijim do të publikohen rezultatet nga numërimi i votave, ndërsa shpallja e rezultateve...
Tabelat dygjuhëshe shndërrohen në incident të ri mes Shqipërisë dhe Greqisë
Nga Edison Kurani Një deklaratë publike e partisë që mbron të drejtat e çamëve në Shqipëri, ku kritikonte qeverinë se ka lejuar vendosjen e tabelave në gjuhën greke në jug të vendit, pasoi pak orë më vonë, me një ndërhyrje të policisë e cila i hoqi tabelat. Çfarë ka ndodhur Bashkia e Finiqit, thotë se bazuar në legjislacionin shqiptar dhe në kuadër të lehtësirave që i bëhen minoriteteve në Shqipëri, në zonat e jugut ku ka përqendrim të madh të popullsive minoritare, në këtë rast, nga minoriteti grek, janë vendosur tabela orientuese në gjuhën greke dhe shqipe, për fshatrat dhe lokalitetet e tjera përreth. Tabelat janë vendosur nga pushteti lokal, pranë rrugës kombëtare në zonat Qafë Muzinë – Sarandë –...