Thaçi e Mogherini diskutojnë për dialogun
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën kanë biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës si dhe për dialogun Kosovë-Serbi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. “Thaçi ka ritheksuar domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen reciproke dhe i hap rrugë Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-së, BE-së dhe OKB-së”, thuhet në komunikatë. Haradinaj ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë folur me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë se kushdo që përmend korrigjimin e kufijve...
IBNA Intervistë me ish deputetin e opozitës, Kozma Dashi
Kryeministri Rama duhej ta kishte hapur krahun kohë më parë, por gjithsesi do të ketë një zgjidhje politike të situatës së rëndë politike të krijuar. I këtij mendimi shprehet gjatë një interviste për IBNA, ish-deputeti i Partisë Demokratike për Fierin, Kozma Dashi. Sipas tij, “vetëm një zgjidhje e drejtë politike i jep drejtimin e duhur këtij ngërçi të pashoq”. Intervistoi  Albert Zholi Si e parashikoni protestën e 11 majit. A do të jetë ajo sipas jush me një mesazh akoma më të fortë dhe shpresëdhënës për opozitën? Protesta e 11 majit do jetë në vazhdën e protestave të tjera me po atë mesazh: të largohet Rama, e keqja e këtij vendi. Situata është shumë e agravuar dhe shumë e përkeqësuar....
Takim Zaev – Palmer: Me zgjedhjet presidenciale shteti tregoi se është demokraci e pjekur
Zgjedhjet presidenciale të zbatuara me sukses e çojnë shtetin në drejtim të duhur dhe lehtësojnë angazhimet për marrje të datës për bisedime me Bashkimin Evropian, ka porositur zëvendës ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, Mathew Palmer në takimin me kryeministrin Zoran Zaev të zhvilluar në punimet e Asamblesë së përgjithshme të BERZH-it në Sarajevë. Në takim, siç theksoi pres-shërbimi qeveritar, është potencuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me ç’rast kryeministri Zaev ka shprehur mirënjohje të madhe për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe BE. “Zgjedhjet demokratike, korrekte dhe të kristal të pastra konfirmuan se vendi ynë bëhet demokraci e pjekur, ndërsa qytetarët dhanë mbështete masive të...
Haradinaj: Shqiptarët dhe serbët janë fqinjë e kjo s’ka si të ndryshojë
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot ka marrë pjesë në një tryezë diskutimi e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku u diskutua për dialogun Kosovë – Serbi. Haradinaj ka thënë se Kosova është shtëpia e të gjithë neve, edhe e të gjitha partive politike, atyre në pushtet dhe opozitë. “Mos të harrojmë që ne jemi Evropë, Kosova është Evropë si identitet, unë jam shqiptar qashtu më ka fal Zoti por shteti im tash është Kosova edhe një serb që është i Kosovës ai shtet e ka Kosovën. Të gjithë mundemi me  pas vërejtje në atdheun tonë, flamuri i Kosovës nuk është i shqiptarëve por i gjithë atyre që jetojnë në Kosovë”, deklaroi Haradinaj. Ai ka theksuar se shqiptarët dhe...
Miratohet draft-rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë
Në Kosovë komisioni ad-hoc i krijuar nga parlamenti për dënimin e krimeve të luftës nga forcat serbe, miratoi të martën një projekt rezolutë për dënimin e, sic thuhet, gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë. Hartimi i projekt rezolutës është pjesë e përpjekjeve të autoriteteve në Kosovë për të miratuar dokumente që dënojnë krimet serbe por edhe ata që i mohojnë ato. Deputetit të PDK-së Mërgim Lushtaku  tha senë projekt-rezolutë duhet të përfshihet edhe zhdukja biologjike. “Këtu duhet të përfshihet edhe zhdukja biologjike, sepse ka pasur tendencë për zhdukje biologjike. Ne duam të dënojmë një akt makabër të shtetit serb. Nëse kemi të bëjmë mundësi të bëjmë një tribunal kjo është e mirëseardhur. Pajtohem me gjithë këtë...
Duhen 1 milionë vota…
Nga Eduard Zaloshnja Vetëm një herë në tre dekadat e fundit, ka ndodhur që një koalicion në Shqipëri ta ketë arritur rrotacionin politik me më pak se 1 milionë vota. Kjo gjë ndodhi në vitin 2005, për dy arsye specifike të atyre zgjedhjeve. Së pari, në 100 zonat e mazhoritarit nuk kishte balotazh, kështu që shumë kandidatë të PD-së i fituan zonat edhe me 30%-40% të votave në zonat përkatëse. Kjo, sepse kandidatët e majtë të LSI-së, PSD-së, PDS-së etj. u futën si pykë në mes, duke u prishur punë kandidatëve të PS-së. Së dyti, falë skemës së “Dushkut të madh”, PR-ja dhe aleatët e tjerë të vegjël të PD-së fituan shumicën e 40 mandateve që shpërndaheshin me sistemin e...
IBNA Intervistë me përfaqësuesen e opozitës, Klajda Gjosha
“Imazhi dhe besueshmëria e kryeministrit janë në pikën më të dobët. Samiti i Berlinit e faktoi këtë të vërtetë. Kjo, si për hedhjen poshtë të idesë së ndryshimit të kufijve, ashtu edhe me kufizimin që iu bë procesit të integrimit europian të Shqipërisë”. Kështu shprehet gjatë një interviste të posaçme për IBNA, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha... Intervistoi Albert Zholi Opozita ka shpallur vendimin për t’i bojkotuar zgjedhjet lokale, ndërsa kusht themelor  mbetet largimi i kryeministrit Rama. Ky vendim është përfundimtar për opozitën? Zgjedhjet lokale nuk mund të organizohen për sa kohë nuk u është dhënë zgjidhje problematikave të mbartura që nga viti 2017. Edhe pse jemi dy vite më vonë, nuk ka pasur asnjë tentativë nga qeveria për të marrë...
Simic: Kosova s’mund të formojë gjykatë ndërkombëtare
Propozimi i rezolutës me të cilën Prishtina akuzon Serbinë për gjenocid është hap kundër dialogut dhe kundër normalizimit të marrëdhënieve. Kështu deklaroi sot Sllavko Simic, anëtar i Listës Serbe, sipas të cilit mungesa e reagimit të bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtij hapi paraqet një formë të mbështetjes së saj për Prishtinën. Ai projekt-rezolutën  në fjalë e ka cilësuar "veprim agresiv që po përgatitet kundër Beogradit e popullit serb". Sipas tij, në këtë mënyrë vetëm sa thellohen marrëdhëniet edhe ashtu të ftohta midis Beogradit e Prishtinës. "Prishtina nuk ka të drejtë të formojë gjykatë penale ndërkombëtare. Më mirë do të ishte të themelohet një këshill për pajtim", është shprehur ai. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, mblodhi të hënën përfaqësuesit e...
Papa Françesku në meshën në Shkup thirrje për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë
Kreu i Kishës Katolike të Romës, Papa Françesku sot shërbeu meshë në sheshin e Shkupit para rreth 15.000 qytetarëve nga vendi, si dhe besimtarë nga vende të tjera. Papa dërgoi mesazh për paqe, bashkëjetesë, dashuri më të madhe për Perëndinë dhe për njerëzit. "Kjo duhet Për të zëvendësuar indiferencën dhe shpifjet me ndjeshmëri dhe shpresë, për të kapërcyer stereotipet dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin", rekomandoi Papa Françesku në Meshën në Shkup. Ai bëri thirrje që të ndiqet vepra e Nënë Terezës si një shembull i vëllazërisë, dashurisë dhe dhembshurisë midis njerëzve. Papa i Kishës Katolike të Romës, i cili qëndron në një vizitë apostullore në vend, erdhi në shesh me të ashtuquajturin “papamobil”, ku ai u mirëprit nga një...
Tabelat dygjuhëshe, kryetari i PBDNJ 5 pyetje dhe një kërkesë për z.Rama
Tabelat dygjuhëshe në zonat jugore ku jeton minoriteti grek në Shqipëri, vazhdojnë të përfshijnë politikën në vend. Kryetari i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule, doli sot me një qëndrim zyrtar duke kritikuar veprimet shtetërore në këtë çështje. Z.Dule shprehu indinjatën duke dënuar “me forcë aktin vandal të heqjes së tabelave dy gjuheshe në bashkinë Finiq”. Për z.Dule, ky akt përbën “shkelje flagrante të të drejtave të pjesëtareve të Minoritetit Etnik Grek, siç ato burojnë nga Konventa kuadër e Këshillit të Europës, nga legjislacioni i vendit sikurse edhe nga politikat dhe praktikat evropiane”. Z.Dule komentoi dhe qëndrimet e djeshme të Kryeministrit (lexoni këtu): “Kryeministri Rama, “me qëndrime hiene natën dhe qengji ditën”, pretendoi dje arsye teknike...