Anulohet takimi i liderëve politik në Maqedoninë e Veriut
Qeveria përmes një njoftimi sot bëri të ditur anulimin e takimit të liderëve të partive kryesore në vend, për shkak të mospjesëmarrjes së liderit të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Nga Qeveria theksuan se nuk pranojnë ultimatume që rëndojnë dialogun politik. Kryeministri Zaev  për këtë ka informuar edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela, të cilët ishin ftuar në këtë takim. Sipas agjendës së Zaevit, në këtë takim duhej të diskutohej për Prokurorinë Speciale, regjistrimin e popullsisë dhe kodin zgjedhor, mirëpo Mickoski ka kërkuar që si pikë e vetme e takimit të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai ka paralajmëruar se në rast se nuk do të diskutohej kjo pikë e vetme...
Vazhdojnë hetimet lidhur me skandalin që lidhet me Prokurorinë Speciale
Prokurorja e krimeve të rënda, Vilma Ruskoska theksoi se po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin e dyshuar korruptiv për mundësinë e përfshirjes së kryeprokurores speciale, Katica Janeva dhe se akoma nuk është kryer ekspertiza e celularit të saj, që i është konfiskuar . Një pronar televizioni dhe një biznesmen në Shkup përfunduan në paraburgim pasi që u përfshinë në shantazhimin e të dyshuarëve dhe akuzuarëve nga Prokuroria Speciale, dhe se ata këto veprime i kishin bërë duke u thirrur në emrin e kryeprokurores Katica Janeva. Prokurorja që po heton këtë rast të njohur si “zhvatja”, Vilma Ruskoska tha se edhe disa biznesmenë të njohur kanë dhënë dëshmi se kanë qenë të shantazhuar nga rrjeti që thirrej në lidhjet e tyre...
Reeker: Serbia dhe Kosova të kthehen në tryezën e bisedimeve
Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, thotë se vazhdimi i dialogut është rruga e vetme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një zgjidhje përfundimtare. “Serbia dhe Kosova duhet të kthehen në tryezën e negociatave. Kam kaluar shumë kohë në atë tryezë me ta. Mendoj se vullneti i mirë egziston tek të dyja palët, për të ardhur deri tek zgjidhja dhe të arrihet më shumë qëndrueshmëri dhe ardhmëri për tërë Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai në një forum të organizuar nga Këshilli i Atlantikut. Diplomati amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë, por palët nuk duhet të presin nga të tjerët që të vendosin për ta. “Shtetet e Bashkuar janë...
Veseli: Pa Amerikën nuk mund të ketë marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Washington kryetarin e Komisionit për Politikë Jashtme të Senatit Amerikan, senatorin Bob Menendez. Në këtë takim, Veseli e ka njohur senatorin Menendez me zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, ndërsa e ka falënderuar atë për kontributin dhe rolin mbështetës të Senatit Amerikan për Republikën e Kosovës. Temë e diskutimeve në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi dhe rëndësinë që ka për Kosovën involvimi direkt i SHBA-së në këtë proces. “Pa Amerikën nuk mund të ketë marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Involvimi direkt i SHBA-së në këtë proces është qenësor për realizimin e marrëveshjes e cila do të sigurojë njohjen e pavarësisë së shtetit të pavarur e sovran...
Pas Macron e Merkel, edhe Trump organizon takim me Kosovën e Serbinë
Përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës do të marrë një ftesë për një takim në Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas samitit në Paris, pasi Uashingtoni është i vendosur për të zgjidhur çështjen e Kosovës deri në fund të vitit, shkruajnë mediat serb. Sipas tyre, plani i Uashingtonit është se menjëherë pas Parisit, në shtator të takohen liderët me qëllim të zhbllokimit të gjërave nga pika e vdekur. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se do të organizojë një takim të ri, dhe qëllimi kryesor i kësaj ngjarje është që Perëndimi të detyrojë Prishtinën për të hequr taksën. Macron do të bisedojë me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila gjithashtu do të jetë një pjesëmarrëse në takimin në Paris....
Lideri i VMRO-DPMNE nuk merrë pjesë në takimin e liderëve
Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk do të marr pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga kryeministri Zoran Zaev për ditën e premte. Përmes një porosie, Mickoski ka theksuar: “Ju kuptoj se jeni mësuar me liderë të cilët i ndryshojnë qëndrimet gjatë ditë. Ju lus që të dëgjoni konferencën e fundit për media dhe aty e keni përgjigjen time”. Sipas tij, opozita dhe pushtetit kanë qëndrime të kundërta për pikat e takimit dhe se takimi i vetëm në të cilin lideri opozitar do të merrte pjesë është ai në të cilin do të caktohej data për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zaev duke i bërë thirrje kreut të VMRO-DPMNE-së që ta pranojë ftesën për takim, tha...
Kosovë: Mungesë uniteti për taksat ndaj produkteve serbe
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të mërkurën se qëndrimet jo unike të udhëheqësve të Kosovës rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe bisedimeve me Beogradin, e kanë bërë Serbinë më të fortë dhe i kanë dhënë mundësi të kushtëzojë kthimin në tryezën e bisedimeve. Ai i bëri këto komente duke reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, dhënë VoA, në të cilën ai tha se ka dallime konceptuale me kryeministrin Haradinaj rreth tarifave dhe bisedimeve. Veseli ka lënë të kuptohet se duhet të dëgjohen SHBA-të dhe BE-ja për heqjen e tarifave ndaj Serbisë dhe rifillimin e dialogut për normalizimin e raporteve. “Pozicioni im është shumë i qartë që nga fillimi, është transparent: Kosova ka të drejtën...
Kongresi Amerikan mbështetje të fuqishme për Kosovën
 Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, priti në një takim në Uashington kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të cilit i shprehu "mbështetjen e palëkundur amerikane" për Kosovën. Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Veselit thuhet se Pelosi "u zotua se do të jetë gjithmonë në përkrahje të Kosovës" dhe theksoi se "Kosova mund të llogarisë në ndihmën e saj dhe të Kongresit Amerikan". “Amerika do të jetë përkrah Kosovës dhe do t'ju mbështesë gjithmonë”, tha Pelosi. Veseli, në anën tjetër, kërkoi nga Pelosi që SHBA-ja të ketë përfshirje edhe më të madhe dhe më të drejtpërdrejtë në proceset që po kalon Kosova. "Gjatë këtij takimi, Veseli po ashtu ka kërkuar nga...
Prokuroria Speciale në sprovë
Dyshimet për përfshirje të kryeprokurores speciale, Katica Janeva në një skandal korruptiv, po lëkundin themelet e Prokurorisë Speciale. Janeva është pjesë e hetimit pas arrestimit të pronarit të një televizioni në Shkup dhe një biznesmeni, të cilët përmes shantazhit kishin përfituar 1,5 milionë euro nga një biznesmenë i njohur, që po akuzohej nga Prokuroria Speciale. Por, Lence Ristovska, kolege e Janevës bashkë me prokurorët e tjerë thotë se ky rast nuk guxon të dëmtojë punën e kësaj prokurorie. “Integriteti i Prokurorisë Speciale nuk është rrezikuar, veprimet e individëve nuk përfaqësojnë të gjithë punonjësit e prokurorisë. Kjo nuk guxon që të vë në pikëpyetje lëndët e procesuara deri më tani”, theksoi Ristovska. Ajo theksoi se çdo vendim dhe dokument i Prokurorisë...
Haradinaj: Nuk ka bisedime me Serbinë pa një kornizë me marrëveshje për njohje reciproke
Kryeministri Ramush Haradinaj, tha të martën se Kosova nuk do të ulet më në tryezën e bisedimeve me Serbinë pa një kornizë marrëveshje për njohje të ndërsjellë në kufijtë ekzistues. Ai kritikoi Serbinë dhe një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, për hezitim për ta përfshirë këtë parim në një kuadër të marrëveshjes së mundshme. “Kjo po i bie që po na këshillojnë të blejmë ‘mistrala” (sistem raketor francez). Serbinë po e armatosin me ‘Mistral’. Për shembull, Serbia po shkon po blen armë në Rusi. Edhe Franca bëri një kontratë me Serbinë për sisteme raketore e neve po na thuhet nuk mund t’i vendosim emër marrëveshjes që është njohja reciproke në kufijtë ekzistues. Mirë çfarë të bëjmë ne pra? Ne jemi shtet...