Përfundojnë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pritet numërimi i votave për shpalljen e presidentit të ri
Në Maqedoninë e Veriut janë mbyllur qendrat e votimit dhe se pritet numërimi i votave për të shpallur fituesin e këtyre zgjedhjeve nga dy kandidatët Stevo Pendarovski, i koalicionit qeveritar dhe Gordana Siljanovska – Davkovka e opozitës maqedonase. Komisioni Shtetëror Zgjedhor tha se zgjedhjet janë të suksesshme dhe se është arritur censusi i nevojshëm prej mbi 40 për qind të votuesve, pasi që në votime kanë dalur mbi 44.53 votues nga 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski tha se zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe demokratike, me disa parregullsi të vogla. Sipas tij, gjatë orëve në vijim do të publikohen rezultatet nga numërimi i votave, ndërsa shpallja e rezultateve...
Tabelat dygjuhëshe shndërrohen në incident të ri mes Shqipërisë dhe Greqisë
Nga Edison Kurani Një deklaratë publike e partisë që mbron të drejtat e çamëve në Shqipëri, ku kritikonte qeverinë se ka lejuar vendosjen e tabelave në gjuhën greke në jug të vendit, pasoi pak orë më vonë, me një ndërhyrje të policisë e cila i hoqi tabelat. Çfarë ka ndodhur Bashkia e Finiqit, thotë se bazuar në legjislacionin shqiptar dhe në kuadër të lehtësirave që i bëhen minoriteteve në Shqipëri, në zonat e jugut ku ka përqendrim të madh të popullsive minoritare, në këtë rast, nga minoriteti grek, janë vendosur tabela orientuese në gjuhën greke dhe shqipe, për fshatrat dhe lokalitetet e tjera përreth. Tabelat janë vendosur nga pushteti lokal, pranë rrugës kombëtare në zonat Qafë Muzinë – Sarandë –...
Në Maqedoninë e Veriut sot balotazhi për zgjedhjet presidenciale, Pendarovski vs Siljanovska!
Në Maqedoninë e Veriut sot po zhvillohet balotazhi për zgjedhjen e presidentit të vendit ku në garë janë kandidati i LSDM dhe partive të koalicionit, Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska- Davkova. Sipas Komisionit Shteteror Zgjedhor, jehona e votuesve ne oret e paradites ka qene me e vogel. Të drejtë vote do të kenë 1.808.131 votues, të cilët do të votojnë në 3480 vendvotime në 80 komuna, të cilat do të happen në ora 7.00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në mbrëmje në ora 19.00. Për president do të zgjidhet ai kandidat që do të fitojë shumicën e votave, me kushtin që në votime të dalin mbi 40% e trupit votues apo 723.253 votues. Në raundin e...
Kush do ta zgjidhë problemin Kosovë-Serbi?
Bisedimet për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë filluan në vitin 2011. Në këtë proces të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian janë arritur disda marrëveshje në fushën e ekonomisë, telekomunikacionit, energjisë..., por të njëjtat nuk kanë gjetur zbatim. Protagonistët kryesor të këtyre bisedimeve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci dhe homologu i tij serb sot kanë qëndrime të ndryshme për këtë proces. Autoritetet kosovare vlerësojnë se BE-ja nuk është e aftë dhe unike për ta udhëhequr këtë proces pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në samitin e fundit të Berlin ka thënë se nuk ka dialog pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe. “Takimi i Berlinit më shumë justifikoi vonesat dhe...
Haradinaj: Takimi i Parisit është më serioz, do jetë takim dypalësh ndërmjet Kosovës e Serbisë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të takojë liderët e Kosovës dhe Serbisë më datën 1 korrik.  Në këtë takim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se, takimi i Parisit është më serioz pasi që do jetë takim dypalësh ndërmjet Kosovës e Serbisë. “Idetë e kaluara dhe të gjitha ato kanë shtyrë që të ndërrohet formati, pra pikërisht ato diskutime për territore dhe kufij kanë bërë që të largohet dialogu nga formati i mëparshëm dhe të kalohet nga ky format. Nuk po them nga kush e te kush, mendoj që ato tashmë i kalojnë të kaluarës”, tha kryeministri Haradinaj. Ai ka theksoi se "kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, kane nxitur një...
Fundi i fushatës, Pendarovski dhe Siljanovska në garë të ngushtë
Kandidatët për presidentin e pestë të shtetit, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova, i shfrytëzojnë orët e fundit për t’i bindur qytetarët që më 5 maj ta japin votën  për programet e tyre. Edhe të dy kandidatët presin se do të fitojnë të dielën, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi që diferenca mes tyre në raundin e parë ishte vetëm 4 mijë vota. Pendarovski si kandidat i koalicionit qeverisës tha se  mbështetja për të do të thotë perspektivë më të mirë për të gjithë, aderim të sigurt në Evropë, vazhdim të reformave dhe rruga e përbashkët drejt përparimit, zhvillimit dhe integrimit në NATO. Kundërkandidatja e tij Siljanovska-Davkova e mbështetur nga opozita maqedonase tha se synimi I saj kryesor është sundimi i...
Mosbindje civile, opozita bllokon 12 akse kombëtare
E përqendruar në 12 akse kyçe kombëtare rrugore, opozita e bashkuar ka protestuar mbrëmjen e djeshme për mëse dy orë rresht. Një inicim ky i asaj që ajo e quan mosbindje civile dhe që pritet të intensifikohet gjatë ditëve në vijim, në pritje të protestës së madhe të parashikuar para godinës së Kryeministrisë më 11 maj. Në ndryshim nga një javë më parë, protestuesit dje kanë qëndruar në rrugë për dy orë me radhë. Kjo është hera e dytë që opozita proteston në këtë formë që prej lënies së mandateve të deputetëve të saj... *** Incidentet nëpër rrethe Në Fier, protestuesit janë përplasur me forcat e policisë, ku kanë çarë kordonin për të shkuar aty ku e kishin planifikuar protestën....
IBNA Intervistë me analistin e njohur politik, Prof. Enver Bytyçi
Analisti i njohur politik, Prof. Enver Bytyçi, komenton zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Shqipëria është përfshirë nga një krizë politike e cila po vazhdon prej disa muajsh. Në 30 qershor janë parashikuar zgjedhjet lokale, por opozita konfirmoi se nuk do të marrë pjesë. Ajo madje siguron se nuk do të lejojë zhvillimin e tyre nëse ajo nuk merr pjesë. Opozita thotë se kusht për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale është krijimi i një qeverie teknike transitore që të përgatisë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga ana tjetër mazhoranca siguron se zgjedhjet lokale do të mbahen në datën që ka dekretuar Presidenti. Ata thonë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe as dorëheqje të qeverisë së kryeministrit Edi...
Opozita bën fakt të kryer qeverinë tranzitore
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, thotë se mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme e ka sjellë vendin në një kolaps total të demokracisë, Kushtetutës, institucioneve, shtetit të së drejtës. Basha vlerëson se po ashtu është paralizuar drejtësia dhe vendi gjendet pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë dhe me Prokurori të kapur. “Jemi në një gjendje të kolapsit total, sepse Shqipëria nuk ka as parlament legjitim, as qeveri legjitime, nuk ka shtet të së drejtës. Pasojat e korrupsionit të shfrenuar të qeverisë bien çdo ditë mbi jetët e shqiptarëve të pafajshëm anembanë vendit”, - tha z.Basha teksa shpalli dje “platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe detyrat e qeverisë tranzitore”. Për z.Basha, “asgjësimi i votës së lirë ka...
IBNA Intervistë me deputetin e Partisë Socialiste, Andrea Marto
Shqipëria është përfshirë nga një krizë politike e cila po vazhdon prej disa muajsh. Në 30 qershor janë parashikuar zgjedhjet lokale, por opozita konfirmoi se nuk do të marrë pjesë. Ajo madje siguron se nuk do të lejojë zhvillimin e tyre nëse ajo nuk merr pjesë. Opozita thotë se kusht për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale është krijimi i një qeverie teknike transitore që të përgatisë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga ana tjetër mazhoranca siguron se zgjedhjet lokale do të mbahen në datën që ka dekretuar Presidenti. Ata thonë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe as dorëheqje të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Deputeti i Partisë Socialiste, Andrea Marto, analizon këto zhvillime, në këtë intervistë...