Lideri i VMRO-DPMNE nuk merrë pjesë në takimin e liderëve
Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk do të marr pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga kryeministri Zoran Zaev për ditën e premte. Përmes një porosie, Mickoski ka theksuar: “Ju kuptoj se jeni mësuar me liderë të cilët i ndryshojnë qëndrimet gjatë ditë. Ju lus që të dëgjoni konferencën e fundit për media dhe aty e keni përgjigjen time”. Sipas tij, opozita dhe pushtetit kanë qëndrime të kundërta për pikat e takimit dhe se takimi i vetëm në të cilin lideri opozitar do të merrte pjesë është ai në të cilin do të caktohej data për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zaev duke i bërë thirrje kreut të VMRO-DPMNE-së që ta pranojë ftesën për takim, tha...
Kosovë: Mungesë uniteti për taksat ndaj produkteve serbe
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të mërkurën se qëndrimet jo unike të udhëheqësve të Kosovës rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe bisedimeve me Beogradin, e kanë bërë Serbinë më të fortë dhe i kanë dhënë mundësi të kushtëzojë kthimin në tryezën e bisedimeve. Ai i bëri këto komente duke reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, dhënë VoA, në të cilën ai tha se ka dallime konceptuale me kryeministrin Haradinaj rreth tarifave dhe bisedimeve. Veseli ka lënë të kuptohet se duhet të dëgjohen SHBA-të dhe BE-ja për heqjen e tarifave ndaj Serbisë dhe rifillimin e dialogut për normalizimin e raporteve. “Pozicioni im është shumë i qartë që nga fillimi, është transparent: Kosova ka të drejtën...
Kongresi Amerikan mbështetje të fuqishme për Kosovën
 Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, priti në një takim në Uashington kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të cilit i shprehu "mbështetjen e palëkundur amerikane" për Kosovën. Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Veselit thuhet se Pelosi "u zotua se do të jetë gjithmonë në përkrahje të Kosovës" dhe theksoi se "Kosova mund të llogarisë në ndihmën e saj dhe të Kongresit Amerikan". “Amerika do të jetë përkrah Kosovës dhe do t'ju mbështesë gjithmonë”, tha Pelosi. Veseli, në anën tjetër, kërkoi nga Pelosi që SHBA-ja të ketë përfshirje edhe më të madhe dhe më të drejtpërdrejtë në proceset që po kalon Kosova. "Gjatë këtij takimi, Veseli po ashtu ka kërkuar nga...
Prokuroria Speciale në sprovë
Dyshimet për përfshirje të kryeprokurores speciale, Katica Janeva në një skandal korruptiv, po lëkundin themelet e Prokurorisë Speciale. Janeva është pjesë e hetimit pas arrestimit të pronarit të një televizioni në Shkup dhe një biznesmeni, të cilët përmes shantazhit kishin përfituar 1,5 milionë euro nga një biznesmenë i njohur, që po akuzohej nga Prokuroria Speciale. Por, Lence Ristovska, kolege e Janevës bashkë me prokurorët e tjerë thotë se ky rast nuk guxon të dëmtojë punën e kësaj prokurorie. “Integriteti i Prokurorisë Speciale nuk është rrezikuar, veprimet e individëve nuk përfaqësojnë të gjithë punonjësit e prokurorisë. Kjo nuk guxon që të vë në pikëpyetje lëndët e procesuara deri më tani”, theksoi Ristovska. Ajo theksoi se çdo vendim dhe dokument i Prokurorisë...
Haradinaj: Nuk ka bisedime me Serbinë pa një kornizë me marrëveshje për njohje reciproke
Kryeministri Ramush Haradinaj, tha të martën se Kosova nuk do të ulet më në tryezën e bisedimeve me Serbinë pa një kornizë marrëveshje për njohje të ndërsjellë në kufijtë ekzistues. Ai kritikoi Serbinë dhe një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, për hezitim për ta përfshirë këtë parim në një kuadër të marrëveshjes së mundshme. “Kjo po i bie që po na këshillojnë të blejmë ‘mistrala” (sistem raketor francez). Serbinë po e armatosin me ‘Mistral’. Për shembull, Serbia po shkon po blen armë në Rusi. Edhe Franca bëri një kontratë me Serbinë për sisteme raketore e neve po na thuhet nuk mund t’i vendosim emër marrëveshjes që është njohja reciproke në kufijtë ekzistues. Mirë çfarë të bëjmë ne pra? Ne jemi shtet...
Zgjedhja e Von Der Leyenit në krye të KE’së, lajm i mirë për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së re të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pacolli ka thënë se zgjedhja e Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Evropian është lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin. Tutje, ministri ka thënë se pret me padurim të punojnë më presidenten e re për perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për qytetarët, si një element i rëndësishëm për perspektivën evropiane. Zgjedhjen e Ursula von der Leyen në krye të presidencës së Komisionit Evropian e ka mirëpritur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se ka besim të plotë që Komisioni Evropian nën udhëheqjen e saj, do të...
NATO dhe FETO në fokusin e vizitës së Cavusoglu në Shkup
Mbështetja e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe veprime kundër organizatës FETO kanë qenë thekset kryesore gjatë vizitës së shefit të diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu në Shkup. “FETO nuk është kërcënim vetëm për Maqedoninë e Veriut, ndërsa merr mbështetje nga vende të ndryshme dhe shërbime të intelegjencës...Presim hapa në këtë plan. Turqia çdoherë ka qenë pranë Maqedonisë. Ne jemi aleat natyror, ndërsa tani edhe zyrtarisht do të jemi aleat në NATO “, theksoi shefi i diplomacisë turke. Ndërkohë, Dimitrov në lidhje me këtë çështje deklaroi se dy vendet kanë bashkëpunim dhe se procedura për shumë nga personat nga kjo organizatë që veprojnë në vend  është në rrjedh edhe në Gjykatën Themelore Shkup 1 edhe në Prokurorinë Publike. Cauvusoglu tha se shpreson...
Pendarovski mesazh BE-së: ne i mbajtëm premtimet, t’i mbajë dhe ajo
Presidenti i Maqedonisë Veriore, Steve Pendarovski theksoi se Evropa duhet të jetë më vendimtare në drejtim të zgjerimit. Në një intervistë për Radio Televizionin e Malit të Zi, duke iu referuar dhe procesve të Podgoricës në këtë drejtim, Pendarovksi deklaroi: “Cili është mesazhi për ne që ne nuk kemi filluar akoma për të negociuar? Nëse ju negocioni për shtatë vjet dhe ende nuk ka dritë në fund të tunelit, çfarë mund t’u them qytetarëve të mi në Maqedoni Veriore, sa kohë do të zgjasë kjo, 15 -20 vjet?”, tha Pendarovski Edhe Maqedonia Veriore dhe Shqipëria ishin në pritje që të hapnin negociatat me BE-në muajin e kaluar, vendimi u shty, për shkak të asaj që përflitet ndarjet në BE rreth...
Kosova synon të aënëtarësohet në Interpol, reagon Serbia
Kosova ka parashtruar sërish kërkesën për anëtarësim në INTERPOL. Komiteti Ekzekutiv i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë - INTERPOL, tashmë ka vendosur në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, e cila sivjet do të mbahet në Kili. Ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, shpreson që kësaj rradhe Serbia të mos loboj kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. “Urojmë që edhe Serbia t’i thërrasë zërit të arsyes dhe të mos veprojë me obstruksionet e saj kundër paqes dhe sigurisë”, është shprehur Pacolli. Por, homologu i tij serb, Ivica Dacic ka theksuar se, Kosova as këtë vit nuk do të mund të anëtarësohet në INTERPOL....
Paraburgim për pronarin e një televizioni dhe një biznesmeni, kryeprokurores Janeva i konfiskohet telefoni
Prokuroria Speciale në Maqedoninë e Veriut orëve të fundit është në përfshirë në një skandal që po trondit sistemin e drejtësisë. Prokuroria e përgjithshme mbrëmë ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj pronarit të televizionit 1TV në Shkup, Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe biznesmenit  Zoran Milevski i njohur si Kiçeec, të cilët  janë ndaluar nga policia për shantazh dhe përfitim parash përmes veprimeve joligjore, me dyshimet se kanë përfituar 1.5 milionë euro nga një i dyshuar nga Prokuroria Speciale. Po për këtë rast në shënjestër është edhe kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva, e cila dje ka dhënë dorëheqje. Prokuroria e Përgjithshme Publike nuk ka përmendur emrin e saj, por tha se është pjesë e hetimeve dhe se i është konfiskuar telefoni...