Edhe dy ditë fushatë, kandidatët presidencial apelojnë për jehonë më të madhe
Kanë mbetur edhe dy ditë të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohet më 5 maj.  Kandidati i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski dhe kandidatja e opozitës maqedonase Gordana Siljanovska – Davkova kanë bërë thirrje për dalje masive në këto zgjedhje. Pendarovski theksoi se vota për kandidaturën e tij nënkupton perspektivë më e mirë për të gjithë, inkuadrim të sigurt në Evropë, vazhdim i reformave në rrugën e përbashkët drejtë progresit, zhvillimit dhe integrimit në NATO. Siljanovska tha se vota për të nënkupton reformë të shtetit në çdo pikëpamje, sepse sipas saj për momentin nuk është vend i denjë për jetesë. Sipas asaj, biseda për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE do të shtyhet. Por dy...
Opinion/Efektet elektorale të acarimit të situatës politike
Nga Eduard Zaloshnja Acarimi i situatës politike në muajt e fundit ka patur efektet e veta në humorin e elktoratit shqiptar. Këtë gjë mund ta them, meqë zhvilloj sondazhe të përmuajshme për një revistë që botohet anglisht në Tiranë. Gjë që më jep mundësinë t’i mas në mënyrë të përafërt efektet elektorale. Kështu, nga ekstrapolimi i përafërt i sondazhit që zhvillova në janar, para se opozita të shpallte diegien e mandateve paralmnetare dhe fillimin e protestave të periodike, më rezultonte se për PS-në ishin gati të votonin rreth 680 mijë banorë të rritur të Shqipërisë (në zgjedhjet e parvjetshme ajo mori 765 mijë vota). Ndërsa për PD-në ishin gati të voton në janar rreth 480 mijë banorë të rritur të...
Pakësohen kreditë e këqija, bankat po i  “blindojnë” me kolateral para se t’i japin
Më pak kredi të këqija se dikur. Dhe më shumë shlyerje të kësteve të tyre prej klientëve. Kjo është situata që i ka karakterizuar në tërësi kreditë bankare në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. E pohuar nga Banka e Shqipërisë, në Raportin e Stabilitetit Financiar, ajo flet në këtë mënyrë për një disiplinim më të madh të arritur në këtë fushë. Po si është mundësuar kjo? Sipas ekspertëve, njëra nga arsyet kryesore është “blindimi” me kolateral i kredive që bankat u japin si bizneseve, ashtu edhe individëve. Duke patur një të tillë mbi supe, ata ndihen më të detyruar se më parë që ta shlyejnë në mënyrë të disiplinuar kredinë. E thënë më thjesht, nëse një kredi mbulohet...
Edi Rama e Ramush Haradinaj përfshihen në polemika për Samitin e Berlinit
Pas Samitit të Berlinit kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë përfshirë në polemika.  Haradinaj ka deklaruar se në vigjilje të samitit të Berlinit kryeministri Edi Rama i ka bërë presion më shumë se Merkel dhe Markron për heqjen e taksës. Ai është shprehur se ka qenë në pozitë të vështirë gjatë Samitit dhe se ka qenë krejtësisht i vetëm. “Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presidenti Makron”, tha Haradinaj. Pas këtyre deklaratave ka reaguar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke theksuar se si rregull udheheqesit nuk i komentojne ne publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale. Ai madje ka thënë se...
BE a do të hap negociatat me Maqedoninë e Veriut, optimizëm në Shkup
Kryeministri Zoran Zaev është optimist se vendi do të marrë dritë jeshile nga Brukseli për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.  “Vij nga Berlin, pas takimeve me kancelaren gjermane Merkel dhe presidentin francez Makron, kemi miq të mëdhenj në Evropë, jo vetëm që këtë vit do të bëhemi pjesë e NATO-s, por këtë verë vendi ynë do të fillojë negociata edhe me BE-në. Të vazhdojmë në rrugën e vërtetë. Ta ngritim edhe krenarinë e Ilindenit, dhe këtu të festohet fitorja, si në tërë vendin”, tha Zaev mbrëmë në një tubim elektoral. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani shpreson që qershori do të jetë vendimtar, si muaj i domosdoshëm për të ruajtur atmosferën pozitive në rajon. Pas zgjedhjeve të Parlamentit...
Tramp e dërgoi për ratifikim në Senat protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
Presidenti amerikan, Donald Tramp e dërgoi për ratifikim në Senat protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, kumtoi Shtëpia e Bardhë. Në letrën e Trampit për Senatin thuhet se “Maqedonia e Veriut është partnere e fuqishme e SHBA-së në sferën e sigurisë dhe anëtarësimi i saj në NATO do të jetë me rëndësi për interesat strategjike të SHBA-së dhe Aleancës”. Protokolli për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO u nënshkrua deri tek vendet anëtare të Aleancës më 6 shkurt 2019 në Bruksel. Deri tani një pjesë e vendeve anëtare kanë firmosur këtë dokument, që i hap rrugën Maqedonisë së Veriut për tu bërë anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike./IBNA
Samiti i Berlinit – Ballkani Perëndimor akoma shihet si një rajon krize
Nga Muhamer Pajaziti  Samiti i Berlinit dëshmoi se vendevet më të fuqishme të BE-së akoma e shohin Ballkanin Perëndimor si një rajon krize. Rreth dy dekada pas firmosjes së Paktit të Stabilitetit, Bashkimi Evropian nuk ka shënuar ndonjë progres të duhur në këtë rajon. Akoma flitet për përmbushjen e kritereve të Kopenhagës të përcaktuara në vitin 1993, reformat politike, ekonomike dhe aquis comunitare. Në Berlin kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron, janë se do të jenë më sy hapur me zhvillimet në Ballkan, por nuk dhanë ndonjë shpresë për integrimin e këtij rajoni në një të ardhme të afërtë. Udhëheqësit e dy vendeve kryesore të Bashkimit Europian premtuan se do të angazhohen fuqishëm për stabilitetin e këtij rajon....
Kërkesat e Kosovës në samitin e Berlinit
Në samitin e Berlinit liderët kosovarë kanë shprehur qëndrimet diametralisht të kundërta sa i përket procesit të bisedimeve me Serbinë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci është shprehur më pesimist duke hedhur kritika të ashpra ndaj Bashkimit Evropian, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar lartë rolin e Gjermanisë dhe të kancelares gjermane, Angela Merkel. Presidenti Thaçi pas takimit iu tha gazetarëve se “Bashkimi Evropian është shumë i dobët dhe jo unik për të lëvizur gjërat përpara në Ballkan prandaj duhet përfshirja e Shteteve të Bashkuara”. Presidenti i Kosovës kërkoi nga Gjermania dhe Franca që të bëjnë trysni ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës. Ai gjithashtu kërkoi liberalizimin e vizave si dhe një kërkim falje nga lidershipi serb për krimet e bëra...
Samiti i Berlinit, Thaçi: Nuk ka dialog pa praninë e SHBA-së
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se nuk mund të ketë dialog apo negociata pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata e presidentit të Kosovës bëhet disa orë para se të fillojë Samiti i Berlinit i thirrur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Në një prononcim për mediat krah kryeministrit Ramush Haradinaj, presidenti Thaçi tha se “Kosova është shtet i pavarur dhe se nuk mund të ketë negociata pa praninë e Shteteve të Bashkuara. Kosova është shtet i pavarur sovran, Preshevë, Bujanoc krejt jemi Kosovë”. Nga ana e tij, kryeministri Ramush Haradinaj mohoi se ekziston një draft i konkluzioneve të Samitit të Berlinit. “Ajo që është me rëndësi është se Kosova ka qëndrimet e veta pra...
Fushata në javën e fundit, kandidatët në garë për të tërhequr sa më shumë vota në balotazh
Fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale po hyn në javën e fundit. Stevo Pendarovski, kandidati i partive në pushtet dhe Gordana Siljanovska – Davkova, kandidate e opozitës maqedonase kanë planifikuar takimet e fundit me qytetarët deri ditën e premte, kur në mesnatë hyn heshtja zgjedhore. Pendarovski dhe Siljanovska – Davkova janë në garë për të tërhequr votuesit e papërcaktuar dhe për të nxitur që të dalin në votime edhe ata qytetarë që nuk votuan në raundin e parë, apo ata që votuan për kandidatin e partive shqiptare, Blerim Reka, i cili mori 80 mijë vota. Porosia e kandidatit Pendarovski është integrimi i vendit në BE dhe NATO, sepse sipas tij rruga e kundërt është izolimi dhe bllokimi i...