Kush do ta zgjidhë problemin Kosovë-Serbi?
Bisedimet për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë filluan në vitin 2011. Në këtë proces të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian janë arritur disda marrëveshje në fushën e ekonomisë, telekomunikacionit, energjisë..., por të njëjtat nuk kanë gjetur zbatim. Protagonistët kryesor të këtyre bisedimeve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci dhe homologu i tij serb sot kanë qëndrime të ndryshme për këtë proces. Autoritetet kosovare vlerësojnë se BE-ja nuk është e aftë dhe unike për ta udhëhequr këtë proces pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në samitin e fundit të Berlin ka thënë se nuk ka dialog pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe. “Takimi i Berlinit më shumë justifikoi vonesat dhe...
Haradinaj: Takimi i Parisit është më serioz, do jetë takim dypalësh ndërmjet Kosovës e Serbisë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të takojë liderët e Kosovës dhe Serbisë më datën 1 korrik.  Në këtë takim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se, takimi i Parisit është më serioz pasi që do jetë takim dypalësh ndërmjet Kosovës e Serbisë. “Idetë e kaluara dhe të gjitha ato kanë shtyrë që të ndërrohet formati, pra pikërisht ato diskutime për territore dhe kufij kanë bërë që të largohet dialogu nga formati i mëparshëm dhe të kalohet nga ky format. Nuk po them nga kush e te kush, mendoj që ato tashmë i kalojnë të kaluarës”, tha kryeministri Haradinaj. Ai ka theksoi se "kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, kane nxitur një...
Fundi i fushatës, Pendarovski dhe Siljanovska në garë të ngushtë
Kandidatët për presidentin e pestë të shtetit, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova, i shfrytëzojnë orët e fundit për t’i bindur qytetarët që më 5 maj ta japin votën  për programet e tyre. Edhe të dy kandidatët presin se do të fitojnë të dielën, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi që diferenca mes tyre në raundin e parë ishte vetëm 4 mijë vota. Pendarovski si kandidat i koalicionit qeverisës tha se  mbështetja për të do të thotë perspektivë më të mirë për të gjithë, aderim të sigurt në Evropë, vazhdim të reformave dhe rruga e përbashkët drejt përparimit, zhvillimit dhe integrimit në NATO. Kundërkandidatja e tij Siljanovska-Davkova e mbështetur nga opozita maqedonase tha se synimi I saj kryesor është sundimi i...
Mosbindje civile, opozita bllokon 12 akse kombëtare
E përqendruar në 12 akse kyçe kombëtare rrugore, opozita e bashkuar ka protestuar mbrëmjen e djeshme për mëse dy orë rresht. Një inicim ky i asaj që ajo e quan mosbindje civile dhe që pritet të intensifikohet gjatë ditëve në vijim, në pritje të protestës së madhe të parashikuar para godinës së Kryeministrisë më 11 maj. Në ndryshim nga një javë më parë, protestuesit dje kanë qëndruar në rrugë për dy orë me radhë. Kjo është hera e dytë që opozita proteston në këtë formë që prej lënies së mandateve të deputetëve të saj... *** Incidentet nëpër rrethe Në Fier, protestuesit janë përplasur me forcat e policisë, ku kanë çarë kordonin për të shkuar aty ku e kishin planifikuar protestën....
IBNA Intervistë me analistin e njohur politik, Prof. Enver Bytyçi
Analisti i njohur politik, Prof. Enver Bytyçi, komenton zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Shqipëria është përfshirë nga një krizë politike e cila po vazhdon prej disa muajsh. Në 30 qershor janë parashikuar zgjedhjet lokale, por opozita konfirmoi se nuk do të marrë pjesë. Ajo madje siguron se nuk do të lejojë zhvillimin e tyre nëse ajo nuk merr pjesë. Opozita thotë se kusht për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale është krijimi i një qeverie teknike transitore që të përgatisë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga ana tjetër mazhoranca siguron se zgjedhjet lokale do të mbahen në datën që ka dekretuar Presidenti. Ata thonë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe as dorëheqje të qeverisë së kryeministrit Edi...
Opozita bën fakt të kryer qeverinë tranzitore
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, thotë se mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme e ka sjellë vendin në një kolaps total të demokracisë, Kushtetutës, institucioneve, shtetit të së drejtës. Basha vlerëson se po ashtu është paralizuar drejtësia dhe vendi gjendet pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë dhe me Prokurori të kapur. “Jemi në një gjendje të kolapsit total, sepse Shqipëria nuk ka as parlament legjitim, as qeveri legjitime, nuk ka shtet të së drejtës. Pasojat e korrupsionit të shfrenuar të qeverisë bien çdo ditë mbi jetët e shqiptarëve të pafajshëm anembanë vendit”, - tha z.Basha teksa shpalli dje “platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe detyrat e qeverisë tranzitore”. Për z.Basha, “asgjësimi i votës së lirë ka...
IBNA Intervistë me deputetin e Partisë Socialiste, Andrea Marto
Shqipëria është përfshirë nga një krizë politike e cila po vazhdon prej disa muajsh. Në 30 qershor janë parashikuar zgjedhjet lokale, por opozita konfirmoi se nuk do të marrë pjesë. Ajo madje siguron se nuk do të lejojë zhvillimin e tyre nëse ajo nuk merr pjesë. Opozita thotë se kusht për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale është krijimi i një qeverie teknike transitore që të përgatisë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga ana tjetër mazhoranca siguron se zgjedhjet lokale do të mbahen në datën që ka dekretuar Presidenti. Ata thonë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe as dorëheqje të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Deputeti i Partisë Socialiste, Andrea Marto, analizon këto zhvillime, në këtë intervistë...
Edhe dy ditë fushatë, kandidatët presidencial apelojnë për jehonë më të madhe
Kanë mbetur edhe dy ditë të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohet më 5 maj.  Kandidati i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski dhe kandidatja e opozitës maqedonase Gordana Siljanovska – Davkova kanë bërë thirrje për dalje masive në këto zgjedhje. Pendarovski theksoi se vota për kandidaturën e tij nënkupton perspektivë më e mirë për të gjithë, inkuadrim të sigurt në Evropë, vazhdim i reformave në rrugën e përbashkët drejtë progresit, zhvillimit dhe integrimit në NATO. Siljanovska tha se vota për të nënkupton reformë të shtetit në çdo pikëpamje, sepse sipas saj për momentin nuk është vend i denjë për jetesë. Sipas asaj, biseda për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE do të shtyhet. Por dy...
Opinion/Efektet elektorale të acarimit të situatës politike
Nga Eduard Zaloshnja Acarimi i situatës politike në muajt e fundit ka patur efektet e veta në humorin e elktoratit shqiptar. Këtë gjë mund ta them, meqë zhvilloj sondazhe të përmuajshme për një revistë që botohet anglisht në Tiranë. Gjë që më jep mundësinë t’i mas në mënyrë të përafërt efektet elektorale. Kështu, nga ekstrapolimi i përafërt i sondazhit që zhvillova në janar, para se opozita të shpallte diegien e mandateve paralmnetare dhe fillimin e protestave të periodike, më rezultonte se për PS-në ishin gati të votonin rreth 680 mijë banorë të rritur të Shqipërisë (në zgjedhjet e parvjetshme ajo mori 765 mijë vota). Ndërsa për PD-në ishin gati të voton në janar rreth 480 mijë banorë të rritur të...
Pakësohen kreditë e këqija, bankat po i  “blindojnë” me kolateral para se t’i japin
Më pak kredi të këqija se dikur. Dhe më shumë shlyerje të kësteve të tyre prej klientëve. Kjo është situata që i ka karakterizuar në tërësi kreditë bankare në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. E pohuar nga Banka e Shqipërisë, në Raportin e Stabilitetit Financiar, ajo flet në këtë mënyrë për një disiplinim më të madh të arritur në këtë fushë. Po si është mundësuar kjo? Sipas ekspertëve, njëra nga arsyet kryesore është “blindimi” me kolateral i kredive që bankat u japin si bizneseve, ashtu edhe individëve. Duke patur një të tillë mbi supe, ata ndihen më të detyruar se më parë që ta shlyejnë në mënyrë të disiplinuar kredinë. E thënë më thjesht, nëse një kredi mbulohet...