Papa Françesku në meshën në Shkup thirrje për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë
Kreu i Kishës Katolike të Romës, Papa Françesku sot shërbeu meshë në sheshin e Shkupit para rreth 15.000 qytetarëve nga vendi, si dhe besimtarë nga vende të tjera. Papa dërgoi mesazh për paqe, bashkëjetesë, dashuri më të madhe për Perëndinë dhe për njerëzit. "Kjo duhet Për të zëvendësuar indiferencën dhe shpifjet me ndjeshmëri dhe shpresë, për të kapërcyer stereotipet dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin", rekomandoi Papa Françesku në Meshën në Shkup. Ai bëri thirrje që të ndiqet vepra e Nënë Terezës si një shembull i vëllazërisë, dashurisë dhe dhembshurisë midis njerëzve. Papa i Kishës Katolike të Romës, i cili qëndron në një vizitë apostullore në vend, erdhi në shesh me të ashtuquajturin “papamobil”, ku ai u mirëprit nga një...
Tabelat dygjuhëshe, kryetari i PBDNJ 5 pyetje dhe një kërkesë për z.Rama
Tabelat dygjuhëshe në zonat jugore ku jeton minoriteti grek në Shqipëri, vazhdojnë të përfshijnë politikën në vend. Kryetari i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule, doli sot me një qëndrim zyrtar duke kritikuar veprimet shtetërore në këtë çështje. Z.Dule shprehu indinjatën duke dënuar “me forcë aktin vandal të heqjes së tabelave dy gjuheshe në bashkinë Finiq”. Për z.Dule, ky akt përbën “shkelje flagrante të të drejtave të pjesëtareve të Minoritetit Etnik Grek, siç ato burojnë nga Konventa kuadër e Këshillit të Europës, nga legjislacioni i vendit sikurse edhe nga politikat dhe praktikat evropiane”. Z.Dule komentoi dhe qëndrimet e djeshme të Kryeministrit (lexoni këtu): “Kryeministri Rama, “me qëndrime hiene natën dhe qengji ditën”, pretendoi dje arsye teknike...
PAPA FRANÇESKU: JAM I LUMTUR QË KAM ARDHUR NË VENDLINDJEN E NËNËS TEREZË
“Jam i gëzuar që po vij në Maqedoninë e Veriut në 25 vjetorin e vendosjes së Marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë”, deklaroi Papa Françesku në fillimin e fjalimit të tij në vilën presidenciale në  Shkup. Papa Françesku foli edhe për karakterin multietnik dhe multifetar të vendit, duke thënë se kjo është një karakteristik e veçantë e Maqedonisë së Veriut. “Përkatësia e ndryshme fetare dhe etnike, mes maqedonas, shqiptar, serbë, kroat dhe të tjerë ka krijuar një mozaik të bukur, që do të zbukurohet edhe më tej, nëse dini që ta bartni edhe në gjeneratat e reja”, tha Papa Françesku. Ai tha se dëshiron të nënvizoj përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në lidhje me krizën e migrantëve për tu dalë në ndihmë...
Papa Françesku në Shkup
Kreu i Kishës katolike, Shenjtëria e tij Papa Françesku sot mbërrit për vizitë në Shkup, ku do të mbajë meshën në sheshin ku pritet të marrin pjesë mbi 15 mijë veta. Ai në Aeroportin e Shkupit u prit nga presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ipeshkvi i kishës katolike dhe autoritete të tjera të larta. Masat e sigurisë janë të nivelit të lartë dhe se janë angazhuar të gjitha kapacitetet institucionale dhe të sigurisë që kjo vizitë të kalojë e qetë, theksuan autoritetet qeveritare. Sekretari shtetëror në Ministrinë e jashtme, Viktor Dimovski tha se gjithçka është gati dhe se bëhet fjalë për një vizitë historike, e cila vjen në një periudhë kur vendi pret hapjen e rrugëtimit drejt BE-së dhe...
Edhe pse të izoluar, kosovarët festojnë ditën e Evropës
Edhe pse pa një perspektivë të qartë për integrim në familjen evropiane, Kosova është vendi i vetëm në rajon dhe Evropë që feston ditën e 9 majit. Madje kjo ditë është festë zyrtare e planifikuar edhe me Kushtetutë, sikurse që janë edhe festat tjera kombëtare. Pavarësisht se qytetarët e Kosovës janë populli më i izoluar në rajon, për ata Evropa vazhdon të mbetet sinonim i lirisë, demokracisë, humanizmit dhe vlerave klasike, kulturore e politike. Zëvendës-shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Riccardo Seri, thotë se manifestimi i Ditës së Evropës është i rëndësishëm për ta, sidomos këtë vit, kur edhe do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Ai bëri të ditur se këtë vitë festa e 9 maji do të...
Opinion/Paralajmërimet e FMN-së
Nga Eduard Zaloshnja Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e Jan Kees Martijn, vizitoi Tiranën gjatë periudhës 25 prill-6 maj 2019, për të zhvilluar diskutimet e Monitorimit të dytë Pas Programit (MPP). Procesi i MPP-së është instrument mbikëqyrjeje të rregullt në ato vende që kanë një nivel kredie të pashlyer të FMN-së, në mbi 200 për qind të kuotës. Misionet e MPP-së kanë fokus të veçantë te pikat e dobëta dhe risqet për aftësinë ripaguese kundrejt FMN-së. Në përfundim të vizitës, misioni doli me disa konkluzione. Rritja ekonomike Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) pritet të moderohet në 2019, por do të vijojë të jetë afër nivelit 4 për qind në periudhën afatmesme. Këtë vit, rritja...
FMN: Klima e biznesit, duhen reforma të reja
Shqipëria duhet të kryejë një varg reformash të reja, të cilat të mund të përmirësojnë klimën e biznesit në vend. Porosia vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili kreu një mision të dytë monitorimi në vendin tonë. FMN bashkohet në këtë mënyrë me deklaratat e vazhdueshme të biznesit shqiptar e të huaj që operon në Shqipëri, se klima e biznesit ka nevojë për t’u përmirësuar me hapa konkrete nga qeveria. “Ruajtja e ritmit të rritjes në periudhën afatmesme kërkon reforma për ta përmirësuar klimën e biznesit dhe për t’i zvogëluar pikat e dobëta. Risqet më kryesore vijnë nga borxhi i lartë publik, nga dobësitë në financat publike dhe nga pengesat për ndërmjetësimin financiar. Ndër prioritetet për politikat përfshihen konsolidimi i...
KM Rama, kritika notave nacionaliste në Shqipëri, për tabelat dygjuhëshe
Kryeministri Edi Rama kritikoi sot disa që reaguan ashpër ndaj tabelave dygjuhëshe që ishin vendosur në rrugët e jugut, tek zonat e minoritetit grek. Z.Rama njoftoi mbrëmjen e së hënës se të gjitha tabelat do të rivendosen nga nesër dhe instalimi i tyre do të përfundojë të premten. KM tha se heqja e tyre dhe zëvendësimi, po bëhet vetëm për shkak se ishin jashtë kritereve dhe shkelnin parametrat e sigurisë rrugore dhe aspak si veprim kundër minoritetit grek. Kryetari i Qeverisë, i dha përgjigje edhe atyre që shprehen me nota kritike mbi emërtimet në dy gjuhë, greqisht dhe shqip në ato tabela. “Të gjithë atyre që bëjnë patriotin apo ultraatdhetarin duke vënë kujën sepse në një zonë ku jeton minoriteti...
OSBE-ODHIR: Zgjedhjet të qeta dhe demokratike
Vëzhguesit ndërkombëtarë përgjithësisht e vlerësuan si të qetë, pozitiv dhe demokratik rrethin e dytë për zgjedhjet presidenciale. OSBE/ODIHR megjithatë me vërejtje për kodin zgjedhor. Një nga mangësitë që nënvizohen në këtë raport është fakti që nuk ka dispozitë ligjore që kërkon përditësimin e listës zgjedhore në harkun kohorë mes raundit të parë dhe atij të dytë. Shefja e misionit Corien Jonker kërkoi nga pushteti të fokusohet në reformat në legjislacionin zgjedhor. Ajo shprehur vërejtje edhe për transparencën dhe financimin e fushatës, që nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare. Për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, misioni vëzhgues i ODIHR, kishte 172 vëzhgues në 32 vende, duke përfshire, 136 vëzhgues  afatgjatë  të afatshkurtër. Në balotazhin e zgjedhjeve të djeshme për president u...
Speciale mbi zgjedhjen e Stevo Pendarovskit si president i Maqedonisë së Veriut
Kandidati i mbështetur nga socialidemokratët dhe koalicioni, Stevo Pendarovski mbrëmë shpalli fitore pas publikimit të rezultateve në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. “Kjo është fitorja e shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së veriut të cilët pavarësisht të përkatësisë etnike apo politike u bashkuan dhe tha vazhdojmë përpara dhe asnjëherë dhe kurrë më regjim”, tha Pendarovski. Kryeministri dhe lider i SDSM-së, Zoran Zaev tha se rezultati i zgjedhjeve tregoi se vendi ka zgjedhur rrugën drejt NATO-s dhe në BE-së. “Si pushtet qendror dhe lokal në bashkëpunim me presidentin e ri mbesim të përkushtuar në prioritetet tona, anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe fillim të negociatave me BE-në, por i japim fund edhe ndarjeve të brendshme”, premtoi Zaev. Për...