Zaev: Pres që të vazhdojë miqësia dhe partneriteti strategjik me Greqinë
Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se pas ndërrimit të pushtetit në Greqi pret që të vazhdojë miqësia me shtetin fqinj dhe partneriteti strategjik në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.  Zaev këtë e bëri të ditur në një intervistë mbrëmë për televizionin Klan Macedonia. Ai tha se edhe kryeministri i ri grek Kiriakos Micotakis është pjesërisht i kujdesshëm rreth Marrëveshjes së Prespës. Zaev ka dhënë detaje edhe për atë se çfarë kanë folur me Micotakis në bisedën e parë telefonike. “Ne folëm miqësisht. Përcollëm porosi miqësore. Unë i shpreha dëshirën për mirëqenie dhe prosperitet të qytetarëve grekë në Republikën e Greqisë, si fqinj i yni. Kryeministri Micotakis shprehu dëshirën që të takohemi si miq dhe të punojmë në interes të qytetarëve të...
Kosovë, arrestohen dy shtetas serbë nën dyshimin për spiunazh
Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas serb në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” që lidhë Kosovën me Serbinë. Ata dyshohen pwr spiunazh. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se policia e Kosovës, gjatë kontrollimit të një makine me të cilën udhëtonin dy persona, njëri i lindur në vitin 1959 dhe tjetri në vitin 1978, gjeti disa dokumente dhe pas këshillimit me prokurorin e shtetit, i arrestoi të dy udhëtarët nën dyshimet për spiunazh. Policia nuk dha ndonjë hollësi për dokumentet e gjetura e as nuk e bëri të ditur identitetin e të arrestuarve. Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, tha se të arrestuarit janë Trajan Trajkoviç dhe Boban Dajiç, drejtorë shkollash në rajonin e Gjilanit, duke...
Koalicioni i Kosovës për Pajtim synon pajtimin me serbëve dhe shqiptarëve
Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë së bashku me disa OJQ për të drejtat e njeriut, që drejtohen nga shqiptarë dhe serb kanë krijuar Koalicionin e Kosovës për pajtim. Përmes këtij mekanizmi kërkohen që të përmirësohen marrëdhënieve etnike në Kosovë, duke ngritur mirëkuptimin dhe pjesëmarrjen e nismave bazë të komunitetit, që kanë për qëllim nxitjen e procesit të pajtimit në Kosovë. Bekim Blakaj, drejtor i “Fondit për të Drejtën Humanitare”, në Prishtinë tha se këtë herë kanë vendosur që të bashkohen forcat me organizata të ndryshme, për të kontribuuar në arritjen e paqes së qëndrueshme dhe pajtimit në Kosovë. “Dokumentimi i së kaluarës dhe dokumentimi i humbjeve në njerëz gjatë periudhës së luftës dhe pas luftës, si dhe monitorimi i...
Telefonata e Zaev me komedianët rusë, reagon presidenti Thaçi
 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në një konferencë për shtyp ka folur rreth bisedës telefonike të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me humoristët rusë, ku përmermendet emri i tij dhe planet për ndarjen e Kosovës. Presidenti kosovar ka thënë se, kryeministri Zaev e ka thirrur në telefon dhe i ka sqaruar se deklarimet e tij për shkëmbin territoresh janë bazuar në në thashetheme dhe jo në informata zyrtare. “Unë mbrëmë kamë biseduar me Zaev, kryeministri Zaev ka kërkuar që të bisedoj për t’u sqaruar dhe ka thënë shumë qartë që ka qenë një rrethanë në të cilën ka ra pre e një mashtrimi dhe gjithë ajo çka ka folur për gjoja 10 komunat e Kosovës do t’i japën Serbisë,...
Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme,  Zaev kundër
Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo kërkesë vjen pas bisedave telefonike të kryeministrit me komedianët rus, ku ai kishte shpalosur shumë detaje që konsiderohen si interes shtetëror. VMRO-DPMNE-ja shprehet e shqetësuar duke ngritur pyetjen se me kë tjetër ka biseduar kryeministri brenda kësaj periudhe dhe çfarë informacionesh ka shpërndarë. “E ftojmë Zaevin të përballet me pasojat e katastrofës që shkaktoi, të japë dorëheqje, të formohet qeveri teknike dhe të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së. Për opozitën shqiptare, publikimet e fundit janë vetëm një arsye më shumë për dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Aleanca për Shqiptarët...
Haradinaj: Askush nuk do ta ndajë Kosovën, sovraniteti i paprekshëm
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është vënë në shënjestër të dy humoristëve rusë, të cilët përmes telefonit i janë prezentuar si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Një gjë e tillë, bëri bujë në Prishtinë pasi zoti Zaev në bisedë dëgjohet duke thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaci dhe homologu i tij serb Alekasandar Vucic po bisedojmë për shkëmbim territoresh. “Ata po përpiqen të shkëmbejnë territore” ka thënë Zaev, duke u hamendësuar nga ana tjetër se këtu mund të ketë ndikim rus dhe duke theksuar frikën për të ardhmen e Ballkanit. Në këtë bisedë, kryeministri maqedonas është lajthitur dhe i ka dhënë edhe numrin e telefonit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Pas këtyre...
Apostolova: Kosova ti zbatoj reformat ekonomike
Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të tregojnë vullnet të fortë politik në zbatimin e reformave ekonomike si një mundësi për t’u afruar drejt integrimeve evropiane. Ajo i bëri këto komente gjatë fillimit të programit të reformave ekonomike 2020-2022 nga ministria e Financave e qeverisë së Kosovës, refroma këto që kanë për qëllim përafrimin e Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian. Apostolova tha se zbatimi i programit të reformave ekonomike do të mundësojë përmirësimin e tregut të Kosovës për bizneset, të cilat sipas saj në shumë fusha të ekonomisë përballen me konkurencë jo të drejtë. “Ekonomia joformale përfaqëson rreth një të tretën e Bruto Prodhimit Vendor, kjo çon në...
Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë
 Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin iu ka ndaluar hyrja në Kosovë. Sipas një njoftimi nga kabineti i ministrit të Mbrojtjes, Vulin dhe një delegacioni të shërbimit shëndetësor ushtarak nuk u është lejuar ta vizitojnë Qendrën Spitalore në Mitrovicë. Kabineti i ministrit njofton se në përgjigjen që iu ka shkuar nga Kosova thuhet se “nuk mund  të japin përgjigje pozitve në kërkesë”. Mediat serbe kanë raportuar se ishte paraparë që kjo vizitë të kishte karakterë humanitarë dhe se përfaqësuesit nga Ministria dhe Spitali Ushtarak me drejtuesit e spitalit në Mitrovicë kanë pasur qëllim që të diskutojnë për bashkëpunimin në mes të këtyre institucioneve shëndetësore./Ibna/
Zaev: Jam viktimë e grupeve anti –NATO, VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen
“Jam i mashtruar nga grup i mirëorganizuar që sulmon vendet me aspirata euroatlantike, por ata kanë mashtruar edhe liderë të tjerë botëror, ashtu që jam në shoqërinë e mirë”, theksoi kryeministri Zoran Zaev pas publikimit të bisedave telefonike mashtruese me dy komikë rus që ishin prezantuar se janë presidenti ukrainas Petro Porosenko dhe sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg. Komikët e njohur rus Vovan dhe Leksus bisedat i kishin zhvilluar në gusht të 2018, por kryeministri tha se disa pjesë janë të montuara. Biseda e parë është zhvilluar përmes telefonit fiks të Qeverisë, ndërsa tjetra përmes Whats up.  Zaev tha se ndjen keqardhje që është mashtruar, por nënvizoi se nuk do të jap dorëheqje dhe nuk ka hapësirë për përgjegjësi. VMRO-DPMNE-ja,...
Bullgaria u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të negociojnë
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, tha se Serbia dhe Kosova duhet të ulen dhe të merren vesh për disa çështje. Ai i bëri komentet në kuadër të samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, që po mbahet në Bosnje. Borisov tha se taksa, të cilën Kosova e ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, i komplikon gjërat, por ka theksuar se, edhe Bullgaria me Turqinë kanë probleme të caktuara, por që përfaqësuesit e të dyjave vendeve mbajnë takime. Kryeministri i Bullgarisë, tha gjithashtu se, nuk i ka të qarta kritikat të cilat ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i kishte bërë në drejtim të tij. Ditë më parë, kryeministri bullgar kishte thënë se ministri i Jashtëm...