IBNA Intervistë me analistin e njohur politik, Prof. Enver Bytyçi
Analisti i njohur politik, Prof. Enver Bytyçi, komenton zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Shqipëria është përfshirë nga një krizë politike e cila po vazhdon prej disa muajsh. Në 30 qershor janë parashikuar zgjedhjet lokale, por opozita konfirmoi se nuk do të marrë pjesë. Ajo madje siguron se nuk do të lejojë zhvillimin e tyre nëse ajo nuk merr pjesë. Opozita thotë se kusht për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale është krijimi i një qeverie teknike transitore që të përgatisë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga ana tjetër mazhoranca siguron se zgjedhjet lokale do të mbahen në datën që ka dekretuar Presidenti. Ata thonë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe as dorëheqje të qeverisë së kryeministrit Edi...
Opozita bën fakt të kryer qeverinë tranzitore
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, thotë se mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme e ka sjellë vendin në një kolaps total të demokracisë, Kushtetutës, institucioneve, shtetit të së drejtës. Basha vlerëson se po ashtu është paralizuar drejtësia dhe vendi gjendet pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë dhe me Prokurori të kapur. “Jemi në një gjendje të kolapsit total, sepse Shqipëria nuk ka as parlament legjitim, as qeveri legjitime, nuk ka shtet të së drejtës. Pasojat e korrupsionit të shfrenuar të qeverisë bien çdo ditë mbi jetët e shqiptarëve të pafajshëm anembanë vendit”, - tha z.Basha teksa shpalli dje “platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe detyrat e qeverisë tranzitore”. Për z.Basha, “asgjësimi i votës së lirë ka...
IBNA Intervistë me deputetin e Partisë Socialiste, Andrea Marto
Shqipëria është përfshirë nga një krizë politike e cila po vazhdon prej disa muajsh. Në 30 qershor janë parashikuar zgjedhjet lokale, por opozita konfirmoi se nuk do të marrë pjesë. Ajo madje siguron se nuk do të lejojë zhvillimin e tyre nëse ajo nuk merr pjesë. Opozita thotë se kusht për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale është krijimi i një qeverie teknike transitore që të përgatisë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga ana tjetër mazhoranca siguron se zgjedhjet lokale do të mbahen në datën që ka dekretuar Presidenti. Ata thonë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe as dorëheqje të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Deputeti i Partisë Socialiste, Andrea Marto, analizon këto zhvillime, në këtë intervistë...
Edhe dy ditë fushatë, kandidatët presidencial apelojnë për jehonë më të madhe
Kanë mbetur edhe dy ditë të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohet më 5 maj.  Kandidati i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski dhe kandidatja e opozitës maqedonase Gordana Siljanovska – Davkova kanë bërë thirrje për dalje masive në këto zgjedhje. Pendarovski theksoi se vota për kandidaturën e tij nënkupton perspektivë më e mirë për të gjithë, inkuadrim të sigurt në Evropë, vazhdim i reformave në rrugën e përbashkët drejtë progresit, zhvillimit dhe integrimit në NATO. Siljanovska tha se vota për të nënkupton reformë të shtetit në çdo pikëpamje, sepse sipas saj për momentin nuk është vend i denjë për jetesë. Sipas asaj, biseda për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE do të shtyhet. Por dy...
Opinion/Efektet elektorale të acarimit të situatës politike
Nga Eduard Zaloshnja Acarimi i situatës politike në muajt e fundit ka patur efektet e veta në humorin e elktoratit shqiptar. Këtë gjë mund ta them, meqë zhvilloj sondazhe të përmuajshme për një revistë që botohet anglisht në Tiranë. Gjë që më jep mundësinë t’i mas në mënyrë të përafërt efektet elektorale. Kështu, nga ekstrapolimi i përafërt i sondazhit që zhvillova në janar, para se opozita të shpallte diegien e mandateve paralmnetare dhe fillimin e protestave të periodike, më rezultonte se për PS-në ishin gati të votonin rreth 680 mijë banorë të rritur të Shqipërisë (në zgjedhjet e parvjetshme ajo mori 765 mijë vota). Ndërsa për PD-në ishin gati të voton në janar rreth 480 mijë banorë të rritur të...
Pakësohen kreditë e këqija, bankat po i  “blindojnë” me kolateral para se t’i japin
Më pak kredi të këqija se dikur. Dhe më shumë shlyerje të kësteve të tyre prej klientëve. Kjo është situata që i ka karakterizuar në tërësi kreditë bankare në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. E pohuar nga Banka e Shqipërisë, në Raportin e Stabilitetit Financiar, ajo flet në këtë mënyrë për një disiplinim më të madh të arritur në këtë fushë. Po si është mundësuar kjo? Sipas ekspertëve, njëra nga arsyet kryesore është “blindimi” me kolateral i kredive që bankat u japin si bizneseve, ashtu edhe individëve. Duke patur një të tillë mbi supe, ata ndihen më të detyruar se më parë që ta shlyejnë në mënyrë të disiplinuar kredinë. E thënë më thjesht, nëse një kredi mbulohet...
Edi Rama e Ramush Haradinaj përfshihen në polemika për Samitin e Berlinit
Pas Samitit të Berlinit kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë përfshirë në polemika.  Haradinaj ka deklaruar se në vigjilje të samitit të Berlinit kryeministri Edi Rama i ka bërë presion më shumë se Merkel dhe Markron për heqjen e taksës. Ai është shprehur se ka qenë në pozitë të vështirë gjatë Samitit dhe se ka qenë krejtësisht i vetëm. “Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presidenti Makron”, tha Haradinaj. Pas këtyre deklaratave ka reaguar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke theksuar se si rregull udheheqesit nuk i komentojne ne publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale. Ai madje ka thënë se...
BE a do të hap negociatat me Maqedoninë e Veriut, optimizëm në Shkup
Kryeministri Zoran Zaev është optimist se vendi do të marrë dritë jeshile nga Brukseli për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.  “Vij nga Berlin, pas takimeve me kancelaren gjermane Merkel dhe presidentin francez Makron, kemi miq të mëdhenj në Evropë, jo vetëm që këtë vit do të bëhemi pjesë e NATO-s, por këtë verë vendi ynë do të fillojë negociata edhe me BE-në. Të vazhdojmë në rrugën e vërtetë. Ta ngritim edhe krenarinë e Ilindenit, dhe këtu të festohet fitorja, si në tërë vendin”, tha Zaev mbrëmë në një tubim elektoral. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani shpreson që qershori do të jetë vendimtar, si muaj i domosdoshëm për të ruajtur atmosferën pozitive në rajon. Pas zgjedhjeve të Parlamentit...
Tramp e dërgoi për ratifikim në Senat protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
Presidenti amerikan, Donald Tramp e dërgoi për ratifikim në Senat protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, kumtoi Shtëpia e Bardhë. Në letrën e Trampit për Senatin thuhet se “Maqedonia e Veriut është partnere e fuqishme e SHBA-së në sferën e sigurisë dhe anëtarësimi i saj në NATO do të jetë me rëndësi për interesat strategjike të SHBA-së dhe Aleancës”. Protokolli për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO u nënshkrua deri tek vendet anëtare të Aleancës më 6 shkurt 2019 në Bruksel. Deri tani një pjesë e vendeve anëtare kanë firmosur këtë dokument, që i hap rrugën Maqedonisë së Veriut për tu bërë anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike./IBNA
Samiti i Berlinit – Ballkani Perëndimor akoma shihet si një rajon krize
Nga Muhamer Pajaziti  Samiti i Berlinit dëshmoi se vendevet më të fuqishme të BE-së akoma e shohin Ballkanin Perëndimor si një rajon krize. Rreth dy dekada pas firmosjes së Paktit të Stabilitetit, Bashkimi Evropian nuk ka shënuar ndonjë progres të duhur në këtë rajon. Akoma flitet për përmbushjen e kritereve të Kopenhagës të përcaktuara në vitin 1993, reformat politike, ekonomike dhe aquis comunitare. Në Berlin kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron, janë se do të jenë më sy hapur me zhvillimet në Ballkan, por nuk dhanë ndonjë shpresë për integrimin e këtij rajoni në një të ardhme të afërtë. Udhëheqësit e dy vendeve kryesore të Bashkimit Europian premtuan se do të angazhohen fuqishëm për stabilitetin e këtij rajon....