BSH: Për tre vjet, 70% e shqiptarëve të kenë llogari bankare, jo më pagesa me pará në dorë

BSH: Për tre vjet, 70% e shqiptarëve të kenë  llogari bankare, jo më pagesa me pará në dorë

Për tre vjet, 70% e shqiptarëve duhet që të kenë patjetër llogari bankare dhe pagesat të mos i bëjnë më pará në dorë, por përmes tyre. Ky është objektivi ku synon të arrijë Banka e Shqipërisë, përmes një strategjie të posaçme të zhdukjes së informalitetit në pagesa.

“Të arrihet mbi 130% e pagesave pa pará në dorë dhe pasja e një llogarie në nivelin 70% nga personat në moshë madhore, deri në vitin 2022”, ka thënë rreth saj, zv/guvernatorja e dytë Natasha Ahmetaj. Kjo pasi për bankën qendrore të vendit mbetet një shqetësim mjaft i madh prania e lartë e cash-it në ekonominë vendase, teksa mbi 60% e të rriturve nuk kanë ende një llogari bankare dhe 65% nuk kanë një kartë. Kur në fakt, sipas saj, baza e aspektit teknoligjik ekziston, sepse në Shqipëri rezulton të ketë 112% pajtimtarë të telefonisë celulare dhe 66% e popullatës me akses në internet.

Por ajo që mundon mesa duket, është pikërisht ekzistenca e asaj që quhet “ekonomi informale”, pra e asaj që qarkullon rreth nesh në një mijë forma, pa u vërtetuar dot nga kanalet zyrtare, sesi operon ajo. Po sipas BSH-së, sot cash-i përdoret për 90% të pagesave të vogla, gjë që vlerësohet të vendosë një kosto për ekonominë deri në nivelin prej 1.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ku këtu, një pjesë të rëndësishme zë edhe problematika e dërgesave ende “dorazi” e remitancave të emigrantëve shqiptarë që punojnë jashtë vendit.

“Sot në Shqipëri, 4% e dërgesave hyjnë përmes kanaleve bankare, 57% përmes jobankave dhe 39% në cash. Kjo mënyrë hyrjeje, që përkthehet në disbursim të 96% të tyre në cash, dobëson efektin multiplikator të ndërmjetësimit financiar”, sqaron banka qendrore rreth kësaj dukurie. Për të vlerësuar se zgjidhja e saj mund të realizohet vetëm duke i edukuar emigrantët se duhet t’i sjellin paratë e tyre në vendin e origjinës përmes bankave. Dhe jo më përmes kanaleve formale që kanë zgjedhur deri tani, pasi ato

Vlerësohet që të kenë një kosto rreth 8%-18% të transfertës. Shifër kjo, dukshëm më e lartë se rajoni, por edhe larg objektivit global prej 3% që synohet deri në vitin 2030.

 

Virus-free. www.avast.com