Bizneset në Maqedoninë e Veriut kërkojnë masa dhe kushte nga Qeveria

Bizneset në Maqedoninë e Veriut kërkojnë masa dhe kushte nga Qeveria

Bizneset në Maqedoninë e Veriut i kanë dorëzuar një sërë kërkesash Qeverisë për përmirësimin e klimës së biznesit.

Luftë serioze me ekonominë gri, eliminimi i numrit të madh të tatimeve të fshehura, krijimi i kushteve të qëndrueshme për biznes dhe përshpejtim i procesit të digjitalizimit janë vetëm një pjesë e 78 masave, që biznesmenët nga Lidhja e Odave Ekonomike i dorëzuan ekipit ekonomik të qeverisë për të përmirësuar klimën e biznesit.

“Ne kërkojmë që disa nga këto masa të gjejnë zgjidhje dhe të fillojnë të zbatohen deri nga fundi  ikëtij viti”, theksoi kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Daniela Arsovska.

Si një nga masat për reduktimin e ekonomisë gri, kryeministri Zaev e theksoi rimbursimin e TVSH-së, që do të fillojë në korrik dhe njoftoi një zgjidhje si të motivohen punëdhënësit, që të mos japin paga në zarf, si pjesë e pagës së punëtorëve. Kryeministri Zaev premtoi se do të shqyrtohen masat dhe kërkesat e biznesmenëve dhe do të përcaktohen afatet për realizimin e tyre. Zv.kryeministri Koço Angjushev kërkoi që biznesmenët të aplikojnë për mbështetjen nga shteti, nga Plani i Rritjes Ekonomike, që është 70 milionë euro këtë vit.

Këshilltari gjerman në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Ëalter Defa theksoi se niveli i lartë i korrupsionit, mosrespektimi i ligjeve dhe mospagimi i tatimeve janë tre segmentet negative, që nuk lejojnë zbatimin e plotë të reformave ekonomike në vend. Opozita po ashtu ka drejtuar kritika duke theksuar se ekonomia e vendit po shkon drejt rrënimit dhe se nuk ka investime të huaja. /IBNA